Provimi IELTS:Keshilla për një student të suksesshëm.

Ky artikull eshte perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga Kiara Muka.
Shumë studentë ndërkombëtarë të cilët nuk e kanë anglishten gjuhën e tyre të parë, duhet që të bëjnë provimin IELTS (qe është akronim i sistemit ndërkombëtar të testimit të anglishtes) përpara se të aplikojnë për studime jashtë shtetit. Duke u bazuar në kursin dhe institucionin qe ata zgjedhin, varion edhe kërkesa për nivelin e provimit IELTS. Në përgjithësi, një notë si 6 apo më shumë është e mjaftueshme për një student universitar, dhe një minimum i 6.5 është i nevojshëm për një kurs pasuniversitar (megjithatë disa kurse kërkojnë edhe me shumë).

Kam parë studentë që dridhen nga pasiguria kur pyeten për të bërë një provim IELTS. Duke dyshuar tek aftësitë e tyre për asnjë arsye të logjikshme, ata besojnë se është e pamundur të marrësh një provim IELTS. Eventualisht, disa prej tyre përfundojnë duke marrë përgatitje ekstra nëpër qendra te tjera testimi, duke u shpërqendruar dhe ne disa raste duke shpenzuar me shumë.
Studentët që hezitojnë të besojnë se mund ta kalojnë provimin IELTS, janë zakonisht konfuzë për shkak të mungesës së dijeve. Në këtë seri postimesh, unë do të provoj të rrëzojë disa mite rreth provimit IELTS me ndihmën e disa studentëve që e kanë marrë këtë provim dhe kanë arritur rezultatin e dëshiruar. Le të fillojmë me Karam Farooq Ali, i cili kohët e fundit e ka marrë këtë provim duke rezultuar me notën 9,dhe ishte shumë i gatshëm për të dhënë disa këshilla.

1. Kupto formatin e provimit IELTS
Jam i sigurt se ju të gjithë e dini formatin e IELTS, por nëse formati nuk është familjar me ju, këtu kemi një guide të shpejtë.
Praktikisht, ai është i ndarë në 3 seksione dhe konsiston në testimin e aftësive tuaja për të përthithur kuptimin e tekstit që ju kanë dhënë për të lexuar. Mbajeni mend këtë. Ju nuk jeni atje për të memorizuar tekstin, kështu që mos e lejoni gjatësinë e tij tju shpërqendrojë. Ju duhet tju përgjigjeni 40 pyetjeve, dhe për një person arritja 7.30 pikëve është e mjaftueshme.

2. Kalojeni tekstin shpejt
Përderisa jeni atje për të kuptuar kuptimin e përgjithshëm të tekstit, mos u perpiqni të kuptoni çdo përsiatje të dhënë. Përqendrohuni te pjesa kryesore, atje ku gjendet përgjigjja e saktë. Rruga më e mirë për këtë është të lexosh pyetjejet në fillim, më pas tekstin. Në këtë mënyrë truri juaj do përpiqet automatikisht për të gjetur përgjigjet e duhura. Është praktike, provojeni.

Këto janë disa këshilla të nevojshme nga Ali, ku filloi duke lexuar rreshtat e parë të tekstit dhe pastaj u rikthye te pyetja e parë : Nëse përgjigjja e pyetjes së parë është tek rreshti 3 paragrafi 2,ti duhet të jesh mjaftueshëm i zgjuar të kuptosh që nuk duhet të lexosh atë pjesë përsëri. Pjesa tjetër e përgjigjeve do të jetë nga pjesa e mbetur e tekstit. Kështu që, jepi!

3. Mendo për menaxhimin e kohës
Keni vetëm 60 minuta kohë për tju përgjigjur 40 pyetjeve. Është thelbësore të menaxhoni kohën tuaj në mënyrë efikase që të mos përfundoni duke lënë pa bërë disa pyetje. Edhe një përgjigje e vetëm e sakte mund tju ndihmojë të merrni rezultatin e dëshiruar.
Koha mund të menaxhohet në 2 mënyra.
E para është të praktikohesh shumë më përpara. Vendos një orë para teje ndersa je duke zgjidhur shembuj të ngjashëm.
Mënyra e dytë është "të jetoni në momentin prezent të ditës së provimit". Nëse për disa arsye nuk po e gjeni përgjigjen e pyetjes, mos harxhoni kohë, vazhdoni me të tjerat menjëherë.
Metodologjia e Aliut është shumë efektive. Nese ti ke gjetur përgjigjen e pyetjes 1 dhe 3 dhe spo gjen dot 2,mendohu që e ke të përcaktuar se ne cilën pjesë të tekstit duhet të kërkosh, pra midis tyre. Nuk ke pse të lexosh të gjithë tekstin përsëri.

4. Praktika të bën më të mirë
Praktika është çelësi i suksesit. Gjatë ditëve që po afron provimi IELTS, përpiquni të lexoni sa me shumë që të keni mundësi. Revista juaj mund të jetë një fillim i mbarë. Gjatë leximit identifikoni pikat kryesore të tekstit dhe ta përmblidhni atë në mendjen tuaj. Sa më shumë që të praktikoheni, aq më të mirë bëheni.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts