Maturantet kane pyetje... ne pergjigjemi!

Pas shume pyetjeve qe u bene ne insta (@studentet) dhe te postimi te faqja ne facebook te @Provimet e Matures ne vendosem tju pergjjigjemi me nje artikull.

Karta e identitetit nuk eshte e nevojshme te pagesa 2000 lekesh. Mund te ta bej cdo kush per emrin tuaj nese e keni plotesuar faturen.

Fatura 2000 lekesh duhet paguar PARA APLIKIMIT (para dates 20) ne menyre qe te hidhet mesatarja ne sistem.
Nese nuk aplikoni te raundi i pare NUK DUHET ta paguani faturen.

Ju qe nuk keni marre provimet e matures , NUK DUHET ta paguani faturen.

Ju qe keni ngelur te nje provim dhe nese e merrni ne shtator do aplikoni te RAUNDI I DYTE dhe para aplikimit do e beni pagesen

Jane 2 RAUNDE me 7 faza 48 oresh! Por cfare jane fazat dhe cfare jane raundet?

Raundi i pare eshte kur ju plotesoni 10 dege qe deshironi per te fituar. Fituesit shpallen ne 7 faza 48 oresh. Ne fazen e pare do fitojne ata me mesatare 9.9 - 10.00 prandaj mos u merzisni nese nuk fitoni ndonje dege te mire qe ne fazen e pare. Pasi keta persona nga te 10 deget i fitojne te 10-ta. Ata do te rregjistrohen te njera pasi i kane fituar te gjitha. Ne kete menyre 9 dege te tjera lirohen per fazen e dyte. Faza e dyte eshte pas 48 oresh. Edhe ne kete faze do fitojne ata me mesatare 9.5-10.00. Edhe ketu mos u deshperoni ka perseri shpresa per te fituar. E njejta , ata do rregjistrohen , vendet lirohen dhe ne fazat e tjera mund te keni mundesi edhe ju te fitoni. Mbas 7 fazash mbyllet RAUNDI I PARE dhe fillon aplikimi per raundin e dyte. Do zgjidhni perseri 10 dege qe deshironi te fitoni. Mund ti ndryshoni te gjitha ose disa ose asnje. Perseri e njejta gje dhe kete rradh. 7 faza 48 oresh. Pasi te mbarojne edhe keto 7 faza nuk ke me mundesi per tu rregjistruar ne universitet.

Duhet te vendosin edhe universitetet private nese deshironi te studioni dhe aty. Nese nuk e vendosni te lista JU NUK KENI MUNDESI TE RREGJISTROHENI ME EDHE NE KETO UNIVERSITETE.

PIKET ? Sa pike kam ? Sa pike duhet per te fituar ?

Piket llogariten sipas formulave te cdo fakulteti. Formula del nga kriteret. Cdo fakultet ka formule te ndyshme. Por cfare ju duhen te llogarisni piket , kur ju nuk e dini nese fitoni dot apo jo, pasi nuk keni me cfare ta krahasoni. Keto formula eshte hera e pare qe zbatohen kete vit. Por si ti zgjedhim deget? Keni 10 mundesi, vendosni te gjitha mundesite. Edhe dege qe nuk mendoni se do i arrini edhe dege qe mendoni se i keni te sigurta! Provojini te gjitha!

Edhe nota e anglishtes llogaritet! Llogaritja eshte sipas notes te pershkallezuar. pra nese keni marr 8.6 llogaritet si 8.6 jo si 9.

Dega e DREJTESISE eshte bere 5 vite tashme!




Share:

5 comments:

  1. Mund te regjistrohemi ne universitet ne qofte se nuk paraqitemi vete? Pra te na regjistrojne te tjeret pasi ndodhem jashte shtetit.

    ReplyDelete
  2. Mund te me tregoni formulen e llogaritjes se pikeve pe universitetin e mjekesis po te ekonomikut

    ReplyDelete
  3. C'regjistrimi vetem behet nje dite pas regjistrimit?? Dmth per raundin e dyte ne nuk duhet te jemi te regjistruar ne universitete?
    Faleminderit!

    ReplyDelete
  4. nese dal fituese ne x dege ne fazen e pare por nuk regjistrohem , vazhdoj te konkuroj per ate dege ne fazat e tjera ? Nese jo kam te drejte ta hedh serisht ne raundin e dyt ?

    ReplyDelete
  5. A mund t crregjostohemi brenda 1 raundi?

    ReplyDelete

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts