ESE: Nena burimi i jetes dhe simboli i dashurise

Dashurite e medha lindin nga njerez te medhenj, por kur kto  dashuri te dhurojne dhe vete  ekzistencen tende  ateher kjo dashuri eshte ne infinit, ndoshta eshte edhe nga ato dashurite e njeansheme , te pakthyeshme .... Nena , simbol i prefeksionit dhe i dashurise se kulluar. Nje qenie me fuqi te paimagjinueshme, te ben dhuraten me te shtrenjte "jeten" dhe te dhuron mburojen me te fuqishme te jetes "dashurine"

Nena ime, nje njeri i thjesht per dike qe e shikon jashte rrethit tone familjar, por eshte qenia me perfekte qe ekziston per mua. Para saj mund te perulem si me magji, dhe marr nje fuqi te pa imagjinueshme vetem nga aroma e saj . Ndodh qe ta merzis, te shqetsohet , ndoshta dhe te rri tere naten pa gjum ... Po ajo do me shqetesonte ndonjehere mua ?

 Thone, qe dashuria e nenes per femijen eshte e pakufishme, pa kushte ... Ashtu si nenea ime. Deshirat e mia jan si urdher i pa thene per te , shqetsimet , merzitjet e mia jan si nje thike  q e gervishtin brenda vetes se saj. Ajo perjeton njekohesisht me mua, ate cka un perjetoj , por me dosa me te forta. Mjafton nje grip i lehte dhe asja i iken ngjyra e fytyres , rri cdo sekond prane meje , me bukos me antibiotike ... arrin te marri fryme lirshem vetem kur un kthehem ne gjendjen normale.

Jeta e nenes eshte jeta e femijeve te saj, ato fillojne te jetojne jeten e tyre e ta ndjejne hap pas hapi. Femijet jane te vetme qenie qe mund ta perulin, pergjunjezojne nenen e tyre ...Eshte nje hije e holle dhe e forte q lidh prindin me femijen q nga momenti i lindjes e deri ne vdekje , dhe kjo fije eshte vet dashuria.

/Ju falenderojme per cdo shkrim qe na dergoni. Jeni te mirepritur gjithmone. :)
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts