10 mënyra për të arritur rezultatet maksimale

Specialistët e metodave të nxënies japin këshilla për studentët, që i ndihmojnë ata për të arritur rezultate të shkëlqyera në fund të programit mësimor.

Duhet të jesh i vëmendshëm siç bëjnë gjithë studentët e shkëlqyer. Kur pedagogu po jep leksion, mbaj ndonjë shënim dhe nëse nuk kupton diçka, ngri dorën dhe bëj pyetje. Sa më shumë pyetje të bësh, aq më i zgjuar do bëhesh, e beson apo jo. Duke lënë fjalitë e lektorit të ikin e duke folur me shokët e shoqet, nuk do fusësh në kokë gjë, kështu që ki kujdes!

Shikoji dhe një herë shënimet kur ke kohë të lirë, për t’i organizuar si duhet që të jenë të kuptueshme edhe kur të ketë kaluar kohë.


Shkruaji disa nga përfundimet që nxjerr ose ato koncepte që mëson.

Bëj detyrat e kursit. Pedagogët i japin për një arsye. Po t’i bësh në kohë dhe me qetësinë e duhur ke më shumë shanse për të marrë pikët që ato kanë në vlerësimin përfundimtar.

Organizohu. Nëse je i organizuar je një hap para drejt suksesit. Mbaj një dosje për çdo lëndë. Shto aty çdo gjë të re që të jesh gjithmonë i vetëdijshëm se sa keni ecur dhe sa duhet të përgatitesh.

Studio. Përveç studimit sistematik duhet edhe studimi para provimit. Bëj një skedë të arsyeshme dhe të realizueshme për të ndarë materialin në ditë dhe në orë gjatë ditës. Nëse del diçka e paparashikuar, një ftesë për diku, thuaji personit që të fton se je i zënë dhe pse me zemër do doje të ishe atje ose shko dhe largohu më shpejt. Ka raste kur duhet patjetër ta ndërpresësh studimin. Nuk është fatale. Mund ta kapësh ritmin.

Fillo të lexosh pak më shumë. Nëse nuk je një lexues/e i/e shkëlqyer, nis nga niveli yt dhe shto pak nga pak volum. Librat të përmirësojnë fjalorin, ndërtimin e fjalive, rrisin aftësinë e të shprehurit.

Kërko ndihmën e prindërve, të vëllezërve dhe motrave që të të kontrollojnë me një test 3 ditë para provimit. Duhet të dish ku je.

Edhe nëse mendja nuk punon si duhet mos u bëj pa zemër. Pas pak do rifitosh kthjelltësinë dhe mundi do shpërblehet në test.

Ha një mëngjes të mirë para se të nisesh në provim, pasi të kesh bërë një gjumë të qetë. Mos përsërit kot rrëmbimthi para provimit.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts