Cfare eshte FASTIP ?

SHIKO VIDEO INFORMUESE - KLIKO KETU 
Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 827 datë 11.06.2008 "Për hapjen e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën, pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës dhe për mënyrën e funksionimit të tij në periudhën kalimtare", i ndryshuar, në fund të vitit akademik 2013-2014 përfundonte periudhën kalimtare të funksionmit të tij.
 
Në një vlerësim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për efektivitetin e funksionimit të FASTIP-it citohet se:
 
⇒ "Vërtetohet plotësisht se FASTIP-i, ka realizuar objektivat e parashikuara kjo, mbështetur në risitë që solli ky fakultet në arsimin e lartë në Shqipëri, në efektivitetin e programeve të studimit që ofroi, në ecurinë e deritanishme të tij si dhe në përvojën e fituar në këto gjashtë vite".

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron vijueshmërinë e funksionimit të FASTIP-it tanimë mbi një bazë të re ligjore.
                                     
                                                           ....
 
Fakulteti i Studimeve të Integruara me Prakitkën (FASTIP) ofron këto programe studimi:
Menaxhim i Bankave 
Menaxhim i Hoteleri-Turizëm
Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme
FASTIP-i është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës, i cili funksionon në bazë të sistemit dual të arsimimit, model i njëjtë me Akademitë Profesionale të Landit Baden-Würtemberg, Gjermani.
 
Veçantia e këtij fakulteti konsiston në:
Arsimimin dual (studime të integruara me praktikën)
Studimin në kushte bashkëkohore
Mësimdhënien nga profesorë ndërkombëtarë
Punësimin e garantuar të të diplomuarve
Statusin e dyfishtë të studentit: Student dhe njëkohësisht Punonjës i Kompanisë.
Menjëherë pas përfundimit të programit tre vjeçar të studimit, studenti pajiset me diplomën Bachelor (diplomë me 180 kredite lëshuar nga Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës), me të cilën ka mundësi të vazhdojë studimet në programe Master brenda apo jashtë vendit, gjithashtu studenti merr në dorë edhe kontratën e punës nga kompania ku ka zhvilluar trajnimin praktik për tre vite me rradhë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts