ESE: Po, 2016-ta ishte nje vit i shkelqyer!

Faqet e kalendareve fluturojne nga muri drejt nje viti tjeter te ri, bashke me te cilin vjen nje reflektim ne veten tone dhe komuniteteve tona. Shume mund te besojne qe 2016 ishte nje vit zhgenjyes (per te thene te pakten), e pare keshtu ne hashtag-et dhe postimet qe degradojne ekzistencen e tij. Megjithate, nje pjese e njerezve mund ta veshin kete sentiment per te legjitimituar humbje personale ose demtim, gjithashtu duke fajesuar kete koncept mbi ngjarjet e medha, si zgjedhjet ose vdekja e nje te afermi. Ky mentalitet, megjithate, eshte ai c'ka ka shkaktuar qe 2016 mos te quhet nje vit i mire. Kur i hedh syte ne rangun e emocioneve dhe ngjarjeve te nje viti te tere,  eshte e lehte te shkundesh nga veprimet negative dhe konkluzive qe perfshijne koheshtrirjen e tij, mirepo kjo gje eshte nje bllokade e jona nga teresia e ndjenjave dhe idete qe u sollen nga ky vit.
Kjo, pjeserisht, per shkak te masmedias dhe raportimi i vazhdueshem i tragjedive ne bote, ajo cfare une preferoj ta quaj ''Gazetaria Horror'', ne te cilen gazetaret shpresojne te fitojne shikueshmerine me te larte te mundshme nga shoku dhe tronditja qe i shkaktohet njerezve. Por, eshte gjithashtu edhe faji i jone, duke adoptuar keshtu nje kendveshtrim disi cinik. Eshte e vertete qe 2016 nuk ishte ne asnje menyre e persosur, as 2015, ose cdo vit perpara saj. Duket qe reflektimi i cdo viti ne histori eshte djegur nga rrethanat negative, dhe per shkak te magjepsjes se popullsise me deshperim, drita e botes eshte fshehur.
Pavaresisht veshtrimeve pesimiste, nje paralel i ngjashem mund te gjendet ne kujtimin e muzikes. Sot, shume njerez perdorin shprehje si, ''muzika sot ta shpif,'' ose, ''Une kam lindur ne gjeneraten e gabuar,'' ata nuk e kuptojne qe ata e besojne kete gje vetem sepse i vetmi fraksion muzike qe i perballoi testit te pashmangshem te kohes eshte ajo kryeveper dhe e ngulitur ne trurin e tyre.
Nuk jane ngjarjet mizore ato qe percaktojne ''cilesine'' e nje viti por objektivat qe ai permbush.
2017 qendron perballe nesh, si nje kapitull ne nje liber, duke pritur per tu shkruajtur. Ne te gjithe mund te ndihmojme duke vendosur objektiva!
2016, ashtu si vitet qe kane paraprire ate do te mbahet mend si nje vit i shkelqyer.

L.P
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts