"Arsim i ‘suksesshëm’ !!" - Nje shkrim nga Hafiz Daci

Çdo ditë po dëgjojmë politikëbërësit shqiptarë teksa mburren me reformat e tyre ‘revolucionare’ në arsim duke u bërë shpeshherë burim humori tek nxënësit dhe studentët që po i shohin me sytë e tyre ‘sukseset’ e arrira të këtyre ndryshimeve . E sado që të flitet për suksese nuk mund të rrimë dhe të bëjmë “një sy qorr e një vesh shurdh”, ndërkohë që realiteti flet të kundërtën .

        Fillimisht duhet thënë thënë se të prekurit e parë nga reformat në arsim kanë qenë nxënësit e shkollave të mesme me në krye maturantët që këtë vit ranë pre e një situate kaotike dhe tejet alarmante , ku Ministria e Arsimit u tregua e paaftë të progamonte një sistem që do shmangte pakënaqësitë dhe pritshmëritë e tyre dhe tani ka akoma auditorë universitetesh publike që ‘vuajnë’ për studenta .

      Megjithëse pritej që sistemi i këtij viti do të korrigjohej MAS shpalli udhëzimin e shumëkërkuar për maturantët që ishte një kopje e moderuar e sistemeve të kaluara , duke lënë përshtypjen se në këtë Ministri punojnë njerëz të paaftë për të sjellë ndryshime të mirëfillta .

            Përveç faktit që Matura Shtetërore ngelet dështimi më i suksesshëm që çdo reformë ka sjellë , arsimi në Shqipëri gëlon nga probleme të tjera mjaft akute duke nisur që nga mungesa e infrastrukturës e deri te cilësia e mësimdhënies . Për të parën nuk mund themi shumë , të gjithë e dimë se çfarë kushtesh ofrojnë shkollat tona , ku luksin për një infrastrukturë moderne dhe kushte standarte mësimore e ka vetëm kryeqyteti duke lënë rrethet në një hije totale, paçka se gëzohemi kur shohim kryetarët e  bashkive që inagurojnë një herë në vit shkolla të reja , e ndërsa për cilësinë e mësimdhënies kemi shumë për të thënë . Tanimë në çdo shkollë janë ulur këmbëkryq dukuri si : braktisja e fshehtë , frekuentimi jo i rregullt i nxënësve si dhe zhvillimi i ulët mendor dhe intelektual . Në një orë mësimi vëren që mësuesi shpeshherë bisedon me veten ose në rastin më të mirë me një pakicë të papërfillshme nxënësish . Orë të tilla karakterizohen nga debate dhe diskutime të një niveli të lartë me tema nga më të ndryshmet , sidomos midis nxënësve të ulur në bankat e fundit që në një këndvështrim tjetër duket se përfaqësojnë elitën e klasës . Për të përmendur janë ato orë ku mësuesit arrijnë të justifikojnë rrogën me një qëndrim 45 minutësh prej manekini në karrigen e tyre , shpeshherë me arsyetimin se po mbarojnë disa punë mjaft të rëndësishme burokratike a thua se mësimi nuk ka rëndësi , apo orë ku nxënësit duket se i kaplon paniku nga figura totalitare e mësuesit , pa lënë pa përmendur orë ku gjallëria e nxënësve i tejkalon kufijtë duke degraduar në situata të pakëndshme në disa raste  jashtë çdo norme dhe morali .Niveli profesional i disa mësuesve është mjaft qesharak dhe në kontrast me diplomat e masterit që zotërojnë , produkt ky i një testimi joprofesional që duket se dhe një individ pa arsim mund ta kalojë me sukses .Mungesa e respektit , komunikimi i papërshtatshëm , mungesë profesionalizmi  janë cilësi që kanë shoqëruar këtë sistem që pas rënies së diktaturës në Shqipëri .

      Kjo pjesa e fundit rrallëherë përmendet në diskutimet publike për të mos thënë aspak ,pasi është pjesa që i ‘ vë vulën ‘ arsimit . Kjo tablo duket shumë e ekzagjeruar për disa por është një realitet i pamohueshëm që shërben si lokomotivë për çdo reformë të ndërmarrë .

P.S    Mirëpres kundërshtimet dhe replikat . 😉
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts