5 websitet më të mira për të mësuar gjuhët e programimit

Kanë ikur ditët kur gjuhët e programimit zotëroheshin vetëm nga programuesit, si Bill Gates, të cilët dominonin botën. Sot, çdokush ka potencialin dhe mundësinë të mësojë, madje dhe të bëhet një ekspert në gjuhët e programimit. Sot, do t’ju tregojmë disa website, të cilat do t’ju ndihmojnë ta bëni këtë.
Harroni strukturat e ndërlikuara dhe të zeza, të cilat ju bëjnë të hiqni dorë përpara së të filloni. Më poshtë do të gjeni disa nga website-t më interaktive, ku ju mund të mësoni gjuhë programimi, si HTML, CSS, PHP, C++ e shumë të tjera.
Codeacademy është padyshim uebsajti  më i njohur për të mësuar kodimin. Kjo për shkak të ndërfaqes së saj lehtësisht të përdorshme dhe kurseve të shumta të mirë-strukturuara. Vizitoni uebsajtin dhe pasi të regjistroheni falas, zgjidhni një nga kurset që Codeacademy ofron, që nga Bazat e Uebit(Web Fundamentals) e deri te PHP, HTML, JavaScript, jQuery, Python, Ruby e shumë të tjera.

Mësimi s’ka qenë kurrë kaq social dhe interaktiv! Videot dhe kurset praktike do t’ju tërheqin vëmendjen dhe do t’ju mbajnë të fokusuar për rezultate të garantuara. Përmes kurseve të shumta të mbushura me teste dhe quize, ju mund të mësoni gjuhët e programimit në çdo vend. Mund ta shkarkoni aplikacionin e SoloLearn dhe në pajisjen tuaj dhe mund të sfidoni njohuritë tuaja me veten dhe të tjerët.

Pasi të keni përfunduar një nga kurset te Codeacademy apo SoloLearn, ju jeni gati të zgjeroni njohuritë tuaja. Code School është uebsajti i radhës, që duhet të vizitoni. Ndryshe nga uebsajtet e tjera interaktive, Code School ofron kurse më të detajuara dhe njohuri më të thelluara, për t’ju bërë ju një ekspert. Siç shihet dhe në foto, kurset janë të ndara sipas kategorive në një mënyrë mjaft mirë të strukturuar.

Kurset e Treehouse janë kurse të orientuara më së tepërmi drejt projekteve, sesa mësimit të gjuhëve të programimit, ndaj ato janë përfekte për personat, të cilët zotërojnë gjuhët e programimit dhe që kanë një plan, si psh të ndërtojnë një uebsajt apo një aplikacion.

5. Udacity
Udacity është një uebsajt interaktiv i mbushur me leksione videosh dhe quize të përmirësuara për studentët, të cilët nuk preferojnë të lexojnë, por preferojnë sqarimet e një industrie profesionale, si psh. si punonjës të Google.


©Gjimnazi Sami Frasheri
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts