Bursa per studentet ne Shqiperi. Bursa ekselence dhe ndihme ekonomike

Të gjithë studentët që i përkasin kategorisë së studentëve në nevojë dhe përfitojnë bursë jashtë kriterit ekonomik sipas pikës 5.2 të VKM 903, datë 21.12.2016,   brenda datës 29 Dhjetor 2016, ora 14.00, duhet të dorëzojnë në Fakultet pranë zyrës së financës dokumentat si vijon:
a)  Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit(sipas Ligjit Nr. 8153, date 30.10.1996)
  1. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Certefikatën e vdekjes së dy prindërve;
  3. Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e mirëqënies sociale dhe rinisë;
b) Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
1. Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga të dy prindërit;
   a. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
           b.Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore ( nga të dy prindërit) ;


  1. Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind dhe prindi tjetër nuk jeton;
a.Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
b.Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind;
c. Certefikatë vdekjeje e prindit tjetër;

c) Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror
  1. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Vendim gjykate i formës së prerë që kanë humbur kujdesin prindëror;
  3. Vërtetim nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe rinisë që janë trajtuar si  viktima të trafikut të qenieve njerëzore;

d)  Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit tëKontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të ShërbimitInformativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
  1. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Çertefikatë vdekje e prindit që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
  3. Vërtetim nga Ministria përkatëse;


PER STUDENTET E SHKELQYER 
Njoftohen të gjithë studentët e vitit të dytë dhe të tretë të vitit akademik 2016- 2017, se ka dalë Vendimi Nr. 903, datë 21.12.2016 i Këshillit të Ministrave “ Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studenët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”.
Për më shumë klikoni në linkun VKM Nr. 903, datë 21.12.2016.
Bazuar në pikën 13 të VKM Nr. 903, datë 21.12.2016, të gjithë studentët e interesuar duhet të dorëzojnë në Fakultet, brenda datës 30 Dhjetor 2016, ora 1200, gjithë dokumentacionin për të përfituar bursë.
Bazuar në pikën 6 të VKM Nr. 903, datë 21.12.2016,  çdo student që rezulton në nevojë, duhet të pajiset nga njësia e qeverisjes vendore ku ai banon  me gjithë dokumentacionin ligjor që vërteton gjendjen për t’u konsideruar student në nevojë. Ky dokumentacion duhet të dorëzohet  në  fakultet brenda afatit të përcaktuar më lart .
Për çdo informacion tjetër  në lidhje me bursat do të njoftoheni përmes faqes së web-it.
VKM Nr. 903, datë 21.12.2016
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts