Administrim Biznesi - Mundesite e Punesimit

Objektivi kryesor i programit të studimit Bachelor në Administrim Biznesi është t’u japë studentëve një sistem bazë njohurish formuese në fushën e menaxhimit dhe të marketingut për formimin e specialistëve të aftë për të punuar në fushat përkatëse në subjekte të sektorit privat, të sektorit shtetëror, të sektorit jofitimprurës dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këto fusha. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon studime në fusha të tilla si ato të menaxhimit, të marketingut, të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit tregtar, etj.


Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që përfitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre gjithashtu ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, duke rritur mundësitë për sukses profesional në tregun e punës. Në veçanti, pas kualifikimeve shtesë, të diplomuarit në këtë drejtim mund të japin mësim në shkollat e mesme lëndën e menaxhimit dhe të marketingut.

Mundësia për studime të mëtejshme

Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Bachelor në Administrim Biznes pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të dytë në menaxhim, marketing apo në një fushë tjetër të ngjashme.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional.

Studenti, i cili zotëron një diplomë të tillë, mund të punësohet në institucione të ndryshme, kompani (publike ose private), organizata të ndryshme, si specialist ose menaxher në fushën përkatëse të studimit.

Ku mund të punosh pas studimeve

Analist tregu/ Drejtues ne sektorin e kostove dhe çmimeve
Adminstrator i pergjithshem/ Analist i proceseve operacionale
Drejtues projektesh / Ekonomist ne sektorin e administrates publike
Hartues buxheti ne sektorin privat dhe ate publik
Manaxher ne sektorin bankar / Manaxher ne sektorin e sigurimeve
Manaxher shitjesh / Manaxher portofoli / Menaxher i burimeve njerezore
Menaxher i sektorit të pagave dhe punësimit / Menaxher investimesh
Menaxher marketingu / Menaxher reklame dhe promocioni
Specialist per Operacionet (Head of Operations)
Specialist i shërbimit civil / Specialist i treguesve ekonomik (Instat)
Studiues dhe përpunues i te dhenave ekonomiko – statistikore.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts