PUNË TË CILAT MUND T'I PUNONI DERISA JENI DUKE STUDIUAR

Gjatë studimeve shumë studentë vendosen për një punë me orar të përgjysmuar, ndërsa disa edhe për punë me orar të plotë. Ju sjellim disa prej punëve më të popullarizuara gjatë kohës së studimeve.

Ruajtja e fëmijëve

Edhepse në rolin e dados më shumë e gjejnë veten vajzat, nuk ka arsye që një djalë i përgjegjshëm dhe serioz të mos mund të gjendet po aq mirë në kujdesin ndaj fëmijëve.Kjo punë kërkon përgjegjësi dhe gatitshmëri për shumë punë, durim dhe aftësi për tu përshtatur në situata të ndryshme. Për një orë do të fitoni mjaft para.


Pastrimi i zyreve dhe lokaleve të ngjajshme

Këtu rroga nuk është aq e madhe, por më mirë se asgjë. Nëse mendoni që kjo është një punë e mirë për ju, vetëm vazhdoni. Kjo punë nuk kërkon shumë përgjegjësi, mirëpo edhe kjo ka anët e mira dhe të këqia.

Punë në depo

Për këtë lloj pune fizike më së shumti interesohen meshkujt të cilët duan të fitojnë të holla sa më shpejt.

Demonstrator dhe punë në fakultet
Nëse keni nota të mira, regjistrohuni për punë në fakultet në ndonjë nga departamentet. Përveç të hollave të fituara, do të keni mundësi për përparim të mëtutjeshëm, dhe kushedi, ndoshta do tju pranojnë për punë të përhershme në fakultet. Puna në librarinë ose bibliotekën e fakultetin është poashtu një punë studentore mjaft e njohur.

Promoter

Kjo është një punë studentore mjaft mirë e paguar. Zakonisht mund të përfitohet për një natë, mirëpo kjo punë nuk është e përhershme.

Kamarier/banakier

Dhe normalisht, puna më e njohur dhe më e përhapur në çdo qytet. Diku përfitimi është më i mirë, diku më i keq, por studentët më së shpeshti zgjedhin këtë punë kur kanë nevojë për të holla
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts