ESE: Jetojme, perse jetojme

Qellimi i gjithesecilit eshte te leme "gjurme" ne kete toke. Te ndihet emri yne ne kete jete, te mundohemi qe nepermjet inteligjences, zgjuarsise, kureshtjes, hamendesise, ironise, kenaqesise, dashurise, praktikes dhe veprave tona, te luftojme per nje jete me te mire. Jetojme qe brezat qe vijne ta shohin me nostalgji punen dhe veprat e te pareve te tyre, dhe te luftojne dhe ata qe jeta e pasqyruar ne shpirtin e stermunduar te nje brezi te meparshem, te gjeje perkrahje, mbeshtetje dhe te mos sugjestinohet nga frika e ekzistences se nje pesimizmi qe kerkon te shuaje nje planet te tere.

Pse kemi lindur ne kete bote
Shpesh gjykojme se lindja jone ka qene e kerkuar nga te tjere dhe jo nga ne, shpesh hidherohemi me faktin qe ne jemi pjelle e nje ngjarje te emetuar nga shkarkime te fuqishme emocionale dhe erotike, qe pushtuan nje nate vere, dimri, vjeshte apo pranvere mendjet apo zemrat e prinderve tane. Shume here e shohim jeten te mbeshtjelle nga ajo guacka e ledhatuar e duarve te prinderve, e sjelljes se influencuar te ambjentit perreth, dhe shpesh nxitojme ne arritjen e konkluzioneve te personalizuara nga nje llogjike e paster e pa sterilizuar dhe pasterizuar me pare nga shoqeria qe na embelson apo hidheron me fjalet dhe veprimet e saj.

Kemi lindur ne kete bote, per ti sherbyer te mires se njerezimit, edhe pse egoja njerezore, kerkon qe ne rradhe te pare te arrije te mirat individuale, perseri kjo gje e pare ne nje kendveshtrim me te gjere, dhe me te fokusuar, gjithe perpjekja e tij, gjithe ai vullnet, sakrifice, force te vendosura dhe te ofruara ne shoqeri, kane nje rol shume te rendesishem, ate te cuarjes se shoqerise drejt principeve me te larta te jeteses. Njeriu per njerine eshte bishe, por eshte pikerisht kjo bishe e stervitur inteligjente, qe ne saje te zgjuarsise se saj arrin te emetoje me force, zjarr, dashuri, dhembshuri dhe zemergjeresi, e ne te njejten kohe behet burim i nje ndjenjeje te nje cmire te jashtezakonshme ne syte e personave te tjere, duke i bere ata te gjykojne mbi jeten e tyre, dhe te kerkojne me shume, duke nxitur tek ata shpirtin ambicioz, deshiren per te arritur dicka me te mire, per te arritur edhe ata majat.

Ambicje e kushtezuar nga nje fakt pozitiv per mbare njerezimin, duam te korrim suksese, duam te jemi te paret, duam qe askush te mos jete mbi ne, dhe te jemi ne ata qe komandojne, e pra nese cdo kush synon majat atehere edhe e ardhmja do te jete me e mire, se ne saje te ketyre perpjekjeve te gjithsecilit per te bere dicka me te mire per jeten e tij, ne menyre te pandergjeshme ai krijon mundesira te reja, dhe shpresa te reja per brezat e ardhshme.

Jetojme, luftojme, krijojme, ndertojme, nje te ardhme qe te jete shembull per te gjithe, edhe pse shpesh e lyer me gjakun e kuq te sakrificave njerezore, kjo e ardhme duhet te jete e denje per brezat qe do te vijne.

Jeta eshte e bukur, jeta eshte e dashur, jeta eshte e mbushur plot gezim e hare, por qe te arrish te futesh ne zemren e saj, ne te privilegjuarit e saj, duhet qe me pare te shikosh ne brendesi te vetes, dhe te kuptosh se cfare kerkon vertet te arrish ne te, cili je dhe si mund ta vesh zgjuarsine tende ne te mire te cdo kujt qe te rrethon, duke i bere mire vetes, por ne te njejten kohe duke i dhuruar dashuri, paqe dhe miresi dhe personave qe te rrethojne.

Mos e shikoni jeten si nje placke qe mund ta bleni dhe ta hidhni kur te doni, ajo eshte e vyer, e shenjte dhe e dlire. Portat e saj jane te hapura, por me pare duhet ti gjeni ato, per te arritur ate qe te gjithe deshirojme, nje te ardhme me te mire dhe me te lumtur, paqe, harmoni, dhe gezim.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts