Fjalimi i famshëm i Steve Jobs në Universitetin e Stanford

Fjalimi i famshëm i Steve Jobs në Universitetin e Stanford, më 12 qershor 2005

Jam i nderuar të jem me ju sot, në fillimin tuaj në një nga universitetet më mirë në botë. Unë kurrë nuk u diplomova nga kolegji. Me thënë të vërtetën, kjo është e para herë që jam në një diplomim kolegji. Sot unë dua të them tri histori nga jeta ime. Kjo është e tëra. Jo ndonjë gjë e madhe. Vetëm tri tregime.



1.Historia e parë është për lidhjen e pikave..
Unë u largova nga Reed College, pas 6 mujorit të parë, por pastaj qëndrova si një frekuentues i herëpashershëm 18 muaj apo më shumë përpara se të largohesha përfundimisht. Pra, pse unë e braktisa kolegjin?
Kjo filloi para se të lindja. Nëna ime biologjike ishte një studente e re e diplomuar kolegji, dhe ajo vendosi të më jepte mua për adoptim. Ajo ndjeu shumë fuqishëm që unë duhej të adoptohesha nga prindër të diplomuar në kolegj, kështu që çdo gjë ishte gati për mua që të adoptohem në lindje nga një jurist dhe gruaja e tij. Përveç se kur unë dola në këtë botë, ata vendosën në minutën e fundit se në të vërtetë kishin dashur të kisha qenë vajzë. Kështu prindërit e mi adoptues, të cilët ishin në listën e pritjes, morën një telefonatë në mes të natës duke i pyetur: “Ne kemi një foshnjë që nuk kishim pritur të ishte djalë; a nuk e doni atë?” Ata thanë: “Sigurisht.” Nëna ime biologjike gjeti më vonë se nëna ime adoptuese nuk ishte diplomuar nga kolegji dhe se babai im nuk e kishte mbaruar shkollën e mesme. Ajo refuzoi të nënshkruajë dokumentet përfundimtare të adoptimit. Ajo u zbut vetëm disa muaj më vonë, kur prindërit e mi adoptues premtuan se një ditë unë do të shkoj në kolegj.
Dhe 17 vjet më vonë unë shkova në kolegj. Por me naivitet zgjodha një kolegj që ishte pothuajse aq i shtrenjtë sa Stanfordi, dhe të gjitha kursimet e prindërve punëtorë do të shpenzoheshin për shkollimin tim në kolegj. Pas gjashtë muajsh, unë nuk munda të shoh se ia vlente kjo gjë. Nuk kisha asnjë ide se çfarë doja të bëja me jetën time dhe nuk kisha ide se si kolegji do të më ndihmonte ta kuptoja atë. Dhe po shpenzoja të gjitha paratë që prindërit e mi kishin kursyer gjithë jetën e tyre. Kështu që unë vendosa të braktis kolegjin dhe besova se gjithçka do të shkonte mirë. Ishte shumë e frikshme në atë kohë, por duke shikuar prapa, ai ishte një nga vendimet më të mira që kam marrë. Minutën që u largova, unë nuk do të vazhdoja më të merrja mësimet që nuk më interesonin, dhe do të filloja të mendoja për ato gjëra që më dukeshin interesante.
Nuk ishte e gjitha romantike. Unë nuk kisha një dhomë fjetjeje, kështu që flija në dysheme në dhomat e miqve, mblidhja shishe boshe kokakole për 5 cent secilën që të blija ushqime, dhe do të ecja 7 kilometra nëpër qytet çdo natë të dielën për të marrë një vakt të mirë në javë në tempullin Hare Krishna. E dashuroja atë. Dhe shumëçka nga ajo ku unë zhytesha duke ndjekur kuriozitetin dhe intuitën time doli të jetë tepër e çmuar më vonë. Më lejoni t’ju jap një shembull:

Reed College në atë kohë jepte ndoshta mësimet më të mira në kaligrafi në gjithë vendin. Përgjatë gjithë qytezës së konviktorëve çdo poster, çdo etiketë në çdo sirtar, ishte bukurshkruar mrekullisht me dorë. Ngaqë e kisha braktisur shkollën dhe nuk kisha për të marrë mësime normale, vendosa të marrë mësime në kaligrafi. Kam mësuar për llojet e shkronjave serif dhe san serif, rreth sasive të ndryshime të hapësirave midis kombinimeve të ndryshme të shkronjave, rreth asaj që e bën tipografinë e mirëfilltë tipografi të rëndësishme. Ishte një mënyrë delikate e bukur, historike, artistike të cilën shkenca nuk mund ta kapte, dhe atë e kam gjetur interesante.

Asnjë nga këto nuk kishte as edhe një shpresë për ndonjë aplikim praktik në jetën time. Por, dhjetë vjet më vonë, kur ishim duke dizajnuar kompjuterin Macintosh, e gjitha u rikthye tek unë. Dhe ne i dizajnuam të gjitha në Mac. Ai ishte kompjuteri i parë me tipografi të bukur. Nëse unë nuk do ta kisha braktisur atë kursin në kolegj, Mac nuk do t’i kishte pasur kurrë ato lloje të shumëfishta shkronjash apo ato seri shkronjash të hapësinuara aq përpjesëtimisht. Dhe gjersa Windows thjesht kopjoi Mac, ka të ngjarë të mos ketë kompjuter personal pa ato. Nëse unë nuk do ta kisha braktisur kolegjin, kurrë nuk do të kisha hyrë në këtë kurs kaligrafie, dhe kompjuterët personalë nuk mund të kishin tipografinë e mrekullueshme që kanë. Sigurisht ishte e pamundur të lidhja pikat kur isha në kolegj. Por kjo ishte shumë, shumë e qartë kur shikoja prapa dhjetë vjet më vonë.
Përsëri, ju nuk mund të lidhni pikat që ju presin; ju mund të lidhni ato vetëm duke shikuar prapa. Kështu që duhet të besoni se pikat do të lidhen në një farë mënyre në të ardhmen tuaj. Ju duhet të besoni në diçka -, në guximin, fatin, jetën karmën, çfarëdo tuajën. Kjo qasje nuk më ka lënë kurrë të bie poshtë, dhe e ka shënuar gjithë ndryshimin në jetën time.

2.Historia ime e dytë ka të bëjë me dashurinë dhe humbjen.
Unë kam qenë me fat – e gjeta atë që kam dashur të bëj herët në fillim të jetës. Woz dhe unë filluam Apple në garazhin e prindërve të mi kur isha 20 vjeç. Ne punuam shumë, dhe në 10 vite Apple u rrit nga vetëm ne të dy duke filluar nga një garazh tek një kompani me pasuri 2 miliardë $ e me mbi 4000 të punësuar. Ne sapo kishim hedhur në treg krijimin tonë më të mirë – Macintosh – një vit më parë, dhe unë sapo isha bërë 30 vjeç. Dhe pastaj më pushuan. Si mund të pushohesh nga një kompani që ti vetë e ke filluar? E pra, teksa Apple rritej ne punësuam dikë që unë mendova se ishte shumë i talentuar për të drejtuar kompaninë me mua, dhe në vitet e para gjërat shkuan mirë. Por pastaj vizionet tona për të ardhmen filluan të devijohen dhe përfundimisht patëm një rënie. Kur erdhi deri këtu, bordi ynë i drejtorëve mori anën e tij. Pra, në moshën 30 vjeç unë u pushova nga puna. Dhe shumë publikisht. Ajo e cila kishte qenë në fokus tërë jetën time si i rritur ishte zhdukur, dhe kjo ishte shkatërruese.

Unë me të vërtetë nuk dija se çfarë të bëja për disa muaj. Ndjeva se e kisha lënë gjeneratën e mëparshme të sipërmarrësve prapa – e ndjeva se stafeta do të binte prapë në duart e mia. U takova me David Packard e Bob Noyce dhe u përpoqa t’u kërkoja falje pse po iu qepesha aq keq. Unë isha një dështim shumë publik, dhe madje po mendoja për largimin tim nga Silicon Valley. Por diçka ngadalë filloi të agojë në mua – unë ende dashuroja atë çfarë kisha bërë. Zhvillimi i ngjarjeve në Apple nuk e kish ndryshuar atë gjë aspak. Unë kisha qenë i refuzuar, por unë isha ende në dashuri. Dhe kështu që vendosa të filloj përsëri.
Unë nuk e kuptova këtë atëherë, por doli se pushimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më ketë ndodhur ndonjëherë. Shurdhimi nga të qenët i suksesshëm u zëvendësua me butësinë e të qenit një fillestar përsëri, më pak i sigurt për çdo gjë. Kjo më çliroi mua për të hyrë në një nga periudhat më krijuese të jetës sime.
Gjatë pesë viteve të pastajme, unë fillova një kompani të quajtur NeXT, një kompani tjetër me emrin Pixar, dhe rashë në dashuri me një femër të mahnitshme që do të bëhej gruaja ime. Pixar krijoi filmin e parë artistik të animuar në kompjuter në botë, Toy Story, dhe tani është studioja më e suksesshme e animacionit në botë. Në një kthesë të madhe të ngjarjeve, Apple bleu NeXT, unë u ktheva në Apple, dhe teknologjia që ne zhvilluam në NeXT është në zemër të rilindjes aktuale të Apple. Dhe Laurene e unë kemi një familje të mrekullueshme së bashku.

Unë jam goxha i sigurt se kjo nuk do të kishte ndodhur sikur të mos isha pushuar nga Apple. Ky ishte një ilaç provë i tmerrshëm, por unë mendoj se për pacientin ishte i nevojshëm. Ndonjëherë jeta ju godet në kokë me një tullë. Mos e humbni besimin. Unë jam i bindur se e vetmja gjë që më mbajti mua do ishte se unë e kam dashur atë që kam bërë. Ju duhet të gjeni atë që doni. Dhe kjo është po aq e vërtetë për punën tuaj sikurse është për dashnorët tuaj. Puna juaj ka për të mbushur një pjesë të madhe të jetës tuaj, dhe mënyra e vetme që të jeni me të vërtetë të kënaqur është të bëni atë që ju besoni se është punë e madhe. Dhe mënyra e vetme për të bërë punë të madhe është të duash atë që punë ju keni. Nëse ju nuk e keni gjetur ende, vazhdoni të jeni në kërkim. Mos u dorëzoni. Si me të gjitha çështjet e zemrës, ju do ta kuptoni, kur ju ta gjeni atë. Dhe, si çdo marrëdhënie e madhe, ajo thjesht shkon më mirë e më të mirë teksa vitet rrjedhin. Pra, vazhdoni të kërkoni derisa ju ta gjeni atë. Mos u dorëzoni.

3.Historia ime e tretë është për vdekjen.
Kur isha 17 vjeç, kam lexuar një thënie pakashumë të tillë: “Nëse ti e jeton çdo ditë sikur të ishte dita jote e fundit, një ditë patjetër do të arrish synimin tënd.” Kjo më bëri shumë përshtypje, dhe që atëherë, për 33 vitet e fundit, unë kam shikuar në pasqyrë veten çdo mëngjes dhe e kam pyetur: “Nëse sot është dita e fundit e jetës sime, do të doja të bëj atë që unë jam gati të bëj sot? ” Dhe sa herë që përgjigja ka qenë “Jo” për shumë e shumë ditë në vijim, unë e dija se duhej të ndryshoja diçka.

Vetëdija se unë do të vdes shpejt është mjeti më i rëndësishëm që kam hasur ndonjëherë për të më ndihmuar që të bëj zgjedhje të mëdha në jetë. Sepse pothuajse çdo gjë – të gjitha pritjet e jashtme, e gjithë krenaria, e gjithë frika nga turpi apo dështimi – këto gjëra veniten përballë vdekjes, duke lënë vetëm atë që është me të vërtetë e rëndësishme. Vetëdija se ju do të vdisni është mënyra më e mirë që unë di për të shmangur kurthin e të menduarit se ke diçka për të humbur. Ti je tashmë i zhveshur. Nuk ka asnjë arsye për të mos ndjekur zemrën tënde.

Rreth një vit më parë unë u diagnostikova me kancer. Unë kisha një skanim në 7:30 në mëngjes, dhe ky në mënyrë të qartë tregoi një tumor në pankreasin tim. Unë nuk e dija madje se çfarë ishte pankreasi. Mjekët më thanë pothuajse me siguri se ishte një lloj kanceri i pashërueshëm, dhe se unë nuk duhej të prisja të jetoja më shumë se tre deri gjashtë muaj. Mjeku im më këshilloi të shkoj në shtëpi dhe të merrem me punët e mia, një mënyrë, që është kodi i mjekut për t’i përgatitur pacientët të vdesin. Kjo do të thotë të përpiqeni t’ju tregoni fëmijëve tuaj brenda disa muajve gjithçka që kishit menduar t’jua tregonit në 10 vitet e ardhshme. Kjo do të thotë t’i siguroni që gjithçka ka mbaruar, çka do të jetë më lehtësuese për familjen tuaj. Kjo do të thotë të jepni lamtumirët tuaja.

Jetova me këtë diagnozë gjatë gjithë ditës. Më vonë atë mbrëmje kisha një biopsi, ku ata mbërthyen një endoskop poshtë fytit tim, nëpër stomakun tim dhe në zorrët e mia, vunë një gjilpërë në pankreasin tim dhe morën disa qeliza nga tumori. Unë isha me narkozë, por gruaja ime, e cila ishte atje, më tha se kur t’i shikuan qelizat në një mikroskop mjekët filluan të qanin, sepse doli të jetë një formë shumë e rrallë e kancerit të pankreasit që është e shërueshme me kirurgji. Pata operacionin dhe unë jam mirë tani.

Kjo ishte përballja ime më e afërt me vdekjen, dhe unë shpresoj se kjo afërsi të shkojë për disa dekada më shumë. Duke pasë jetuar me këtë, unë tani mund ta them këtë për ju me pak më shumë siguri se kur vdekja ishte një koncept i dobishëm, por thjesht intelektual:

Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe njerëzit të cilët duan të shkojnë në parajsë, nuk duan të vdesin për të arritur atje. Dhe ende vdekja është destinacioni të cilin ne të gjithë e kemi. Askush nuk i ka ikur kurrë asaj. Dhe kjo është si duhet të jetë, sepse vdekja ka shumë gjasa të jetë shpikja e vetme e mirë e jetës. Ajo është agjente e ndryshimit të jetës. Ajo pastron nga e vjetra që të hapë rrugën për të renë. Tani për tani e reja jeni ju, por një ditë jo shumë larg nga tani, ju do të bëheni gradualisht të vjetër dhe do të keni radhën për t’u pastruar. Na vjen keq të jetë kaq dramatike, por është mjaft e vërtetë.
Koha juaj është e kufizuar, prandaj mos e humbni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër, mos u bllokoni nga dogma – e cila thotë të jetoni me rezultatet e të menduarit të njerëzve të tjerë. Mos lejoni zhurmën e mendimeve të të tjerëve që të mbytë zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishme, të keni guximin për të ndjekur zemrën tuaj dhe intuitën tuaj. Ata disi tashmë e dinë atë që ju me të vërtetë dëshironi të bëheni. Çdo gjë tjetër është dytësore.

Kur isha i ri, ka pasur një botim të mahnitshëm të quajtur The Whole Earth Catalog (Katalogu i Tërë Dheut), i cili ishte një nga Biblat e brezit tim. Ai ishte krijuar nga një shoku im i quajtur Stewart Brand jo shumë larg nga këtu në Menlo Park, dhe ai e solli atë në jetë me ndjesinë e tij poetike. Kjo ishte në fund të viteve 1960, para se të vinin kompjuterat personalë dhe botueset desktop, kështu që i gjithi u bë me makina shkrimi, gërshërë, dhe kamera Polaroid. Ai ishte si Google me kapak të hollë, 35 vjet përpara se të vinte Google: ai ishte botim idealist, dhe i tejmbushur me mjete të rregullta dhe nocione të mëdha.
Stewart dhe ekipi i tij bënë disa botime të Katalogu i Tërë Dheut, dhe pastaj kur ai kishte kryer detyrën e tij, ata bënë një botim përfundimtar. Ishte mesi i viteve 1970, dhe unë isha në moshën tuaj. Në kopertinën e pasme të botimit të tyre të fundit ishte një fotografi e një rruge të vendit herët në mëngjes, ku ju mund të gjeni veten duke u vërdallosur kuturu në qoftë se keni qenë kaq aventureskë. Nën të ishin fjalët: “Ji i uritur. Ji budallë.” Ai ishte mesazhi lamtumirës së tyre i nënshkruar nga ata vetë. Ji i uritur. Ji budallë. Dhe unë kam dëshiruar gjithmonë atë për veten time. Dhe tani, teksa diplomoni për të filluar një jetë të re, do të dëshorja atë për ju.

Qendroni të etur. Qendroni kuriozë. – Stay Hungry. Stay Foolish.
Ju faleminderit shumë të gjithëve.

Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts