ESE: Njeriu , nje qenie e jashtezakonshme apo njerezimi nje turme mendjemadhe

Njeriu, eshte qenia e vetme me arsye. Une mendoj, prandaj jam. Qenia ime , e zakonshme? Njeriu eshte qenia ezakonshme qe arrin gjera te jashtezakonshme. Njerezimi? Turme, ku cdo ze bertet I vetem ne shkretetire per te gjetur uje,turme qe gerthet te arrije njerezim. Njerezimi eshte mendjemadh, por jo vetem. Cfare duam te arrijme? Njerezimi eshtedrejtuar nga politika per te arritur etiken dhe per te arritur nepermjet saj te miren supreme qe eshte perfeksioni. Absurditet.Perfektja vete eshte fjale hyjnore, por jemi njerez qe kerkojme te arrijme. Ne fakt, mire bejme. Te provosh te arrishperfekten hyjnore, do sjelle si rezultat perfekten tokesore. Ne jemi krijuar ne shembylltyre te perfektes. Pse te mosprovojme te arrijme ate per te cilen jemi krijuar? Gabimi eshte njerezor. Sa mire qe kemi faljen qe eshte hyjnore. Gabimi qenjerezit bejne, eshte se e teprojne me arritjen e perfektes. “Te mundesh natyren” eshte slogan per shkencen. Ne fakt cdogje eshte krijuar qe ten a sherbeje ne qe te arrijme lumturine, por ne jemi bere vartes se gjithckase materiale qe na sjellasgjene shpirterore. Ne cfare jemi? Mos valle jemi asgje? C’eshte asgjeja? Pse ekzistoj? Pse-ja e dickaje ka me shumerendesi se cdo pyetje tjeter. Pse-ja eshte fjala pyetese qe mund te flasesh per te shume, por ne fund kupton se s’ke theneasgje. Sa me shume te arrish te dish dhe te kuptosh ate qe di, aq me shume kupton qe nuk di asgje. Cipa e se keqes realena percjell kudo. Pesimizmi eshte fillimi I se keqes.
Vazhdimi I marrezise eshte te mendosh se dime. Do ishte e mundur teshiheshin mekataret qe flejne brenda varreve? Te gjithe kapaket, faktikisht, jane te hapur dhe asnje nuk i ben roje!Injoranca eshte vertete lumturi, pavaresisht se lumturia nuk eshte injorance. Njeriu eshte kthyer ne qenie biologjike dhe joqenie sociale. Cdo e mire materiale eshte ne rritje, por cdo e mire shpirteore eshte ne zhdukje. Njeriu qenie ejashtezakonshme? Po vertete. Njerezimi? Turma mendjemadhe, por pa mend. Edhe nje gjysem budallai eshte me Ivlefshem se 500 te mencur. Njerezia mendon se di shume dhe gjithe mencuria dhe vertetesia e saj, konsiston ne dyshimin.Por, dyshimi nga 500 eshte I pavlere. Budallai jeton sipas lumturise se vet I paprekur nga gjithckaja qe eshte shpesh asgje.Njeriu eshte qenie absurde. Per te ruajtur paqen , ai ngjall luften. Per te arritur te forcoje egon si bashkesi, njerezimi krijonforcen dhe te keqen qe mund te shkaterroje gjithe planetin me nje te shtypur ten je butoni. Ne kerkojme te arrijmelumturine, por pse valle ndodhin mijera vetevrasje? Ne pretendojme te arrijme drejtesine, por pse valle ka kaq shumegjykata? Se e kemi arritur? Jo. Ne kemi arritur vetem ta fusim drejtesine ne nje krize akoma me te thelle.Ne pretendojme tearrijme perfekten, por pse valle jemi akoma ne fillim te infinitit? PSe e mendojme rrugen aq te vogel kur ne nuk jemi as nerrugen e drejte? Ironike dhe absurd: ne perralla njeriu perdonifikohet me figura te kafsheve, kurse ne jeten reale ndodh ekunderta. Njerezimi krijon per te shkaterruar. Jane te rralle ata qe shkaterrojne per te arritur te miren , qe te krijojnemiresine. Une jam I pakenaqur me keta cfare kam. “Nuk kam asgje , - me thote syri im makut e lakmitar,- dua prape”.Njerezimi nuk mendon se dikur ajo cfare ka tani, ka qene dicka qe ajo vetem enderronte ta kishte. Njerezimi eshte sinonimper egoizmin lakmitar. Ne duam te arrijme te paarritshmen, kur nuk kemi arritur as te arritshmen. Cila është puna e parë eatij që arrin majat? Të heq qafe vetë-mendjemadhësine. Eshtë e pamundur për dike që të fillojnë të mësojnë atë që aimendon se tashmë e di. Te dish do te thote te rikujtohesh , prandaj jam kaq harraq une. Por , se paku une e di qe sdiasgje.Ti, o I mjere egoist? Ti di edhe me pak se hici im . Mbase nuk arrijme pefekten ndonjehere. Mbase nuk jemi qenie qearrijme perfekten. Mbase pranimi I imperfeksionit tone eshte ajo cfare na ben perfekte deri ne nje pike shume afer limitit qemerr fund. Mbase rruga eshte tentimi, por o njeri, mos e ngaterro tentimin me lakmine per te arritur gjithckane duke krijuarasgjene ! Provo ta arrish perfekten, por mos e perdor ate per keq. Vlereso dhe jeto me te miren qe ke dhe kthe te keqen nete mire. Lartesia pushtetare, pa lartesi mendore dhe sidomos pa lartesi virtytore te karakterit (etbos) , sjell lufte te ceket,sjell injorance mendore dhe sidomos shkaterrim te lumturise, qe mund te arrihet vetem me virtytet e karakterit. Kundershtovesin me virtytin e ndryshimt, qe vesi te kthehet ne virtyt . Ki ideale per te realizuar realen ideale dhe jot e idealizosh e tejetosh ne idealen imagjinare. Mangesia ne ideal, sjell moszhvillim.Shpresojme te jete vetem konstantja qe arrihet, dhe jomonotonia zbritese. Monotonia rritese? Vetem me ideal dhe imagjinate te shfrenuar ! Une nuk di asgje. Mbase nuk do dikurre gjithcka, por jam qenie e zakonshme qe krijoj te jashtezakonshmen. Perbrenda jam i jashtezakonshem , pavaresishtse jashte dukem I zakonshem. Du ate arrij ate per te cilen jetoj. Une nuk te vleresoj, o njeri, vetem per ate qe je, por edheper ate qe ti mund te jesh. Mund te jesh shume me I mire. Shko drejt perfeksionit, por mos e keqperdoro ate dije, sepsevetem aty nuk ka perfeksion. Ndrysho vazhdimisht se akoma je ne erresiren e asgjese. Po ndricove, leri te tjeret te marrinrrezet e tua. Krijo universin tend.Me baze lumturine dhe perfekten hyjnore , arrij perfekten tokesore, kunder cdo vesi,kunder cdo te keqeje ne drejtim te se mires. Njeri + njeri… =Turme mendjemadhe, por nese shtojme ideale drejt perfekteshujnore , atehere marrim: perfete hyjnore* ( Njeri+njeri….) = njerezim perfekt tokesor. Le ta bejme qellim.Le te jeteshkaku, qe eshte mungesa e ketij ekuacioni, te jete shtyse per ne qe ta arrijme ate. Le te vendosim nje qellim: te bejmenjeriun human dhe njerezimin njerezor.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts