10 fakte rreth arsimit kinez

*Perktheu dhe pershtati ne shqip ERBLIN B. ISAKU

10 Fakte rreth arsimit kinez qe mesova gjate punes time si mesuese atje.

Te jetuarit ne Kine nuk eshte e lehte. Aty ku jane me shume se 1.5 bilion njerez si ty, ne nje vend pa garanci sociale, nuk mund te kesh zgjidhje tjeter pervecese te luftosh e te ecesh perpara.
Megjithate femijet kinez jane te gatshem per kete sepse puna e tyre e veshtire fillon qe ne vitin e pare te shkolles.

Kam punuar si mesuese Anglishteje ne 4 shkolla te ndryshme te Kines dhe ishte shume interesante per mua po te krahasoj qasjet e arsimit Europian me ate Kinez.
Femije me uniforme ne shkolle, kostume sportive ne leksionet dedikuar Dites se Tokes etj.
Shume shkolla Kineze nuk kane ngrohje qendrore, prandaj si mesuesit dhe studentet mbajne veshur palltot gjate dimrit.
Sistemi ngrohes eshte prezent vetem ne veri te shtetit. Ndertesat e Kines Qendrore dhe asaj Jugore u ndertuan per nje klime te ngrohte, qe do te thote, se ne dimer kur temperaturat mund te bijne poshte 32°F ( 0°C ) e vetmja zgjidhje per ngrohje esht ajri i kondicionuar.
Uniformat e shkolles jane te gjitha njesoj: kostume sportive me pantollona te gjera dhe xhakete.
Dizanji i tyre eshte i ngjashem me perjashtim te ngjyrave dhe stemes se shkolles ne kraharor. Te gjitha godinat e shkolles jane te rrethuara nga disa porta te medha prej hekuri te cilat mbahen mbyllur gjate gjithe kohes. Ato hapen vetem per te lene femijet e shkolles te largohen.
Shkollat ne Kine praktikojne ushtrime cdo dite (dhe jo vetem nje here ne dite) dhe bejne formacionin zyrtar (rreshtimin).

Nje mengjes i zakonshem ne shkolle fillon me ushtrimet dhe me pas tek rreshtimi, ku mesojne te lajmet e fundit dhe shohin shkollen ose flamurin e Kines te ngrihet.

Te gjithe femijet bejne ushtrime per syte pas leksionit te trete - ato prekin vende (pika) te caktuara ne trupin e tyre per tu relaksuar, ne sfond muzike dhe nje instruktor qe regjistron zerat.
Pervec mbledhjes se ushtrimeve te mengjesit, eshte dhe nje tjeter pasdreke rreth ores 2 p.m.
Muzika fillon te luaje dhe te gjithe femijet zbrasin klasat( nqs nuk ka hapsire te mjaftueshme brenda) dhe fillojne te ngrejne krahet larte, anash, dhe te hidhen ne vend.

Nxenesit Kinez ushtrohen ne çatine e shkolles se tyre ne Jinan.
Pushimi i madh, i cili eshte gjithashtu pushimi i drekes, zakonisht zgjat nje ore. Gjate kesaj kohe femijet mund te hane ne mense ( nqs nuk ka nje te tille ato marrin nje kuti speciale me ushqim) te luajne me njeri-tjetrin, te bertasin dhe te sillen si femije qe jane.
Mesuesit ne te gjitha shkollat marrinushqim falas- ushqim shume te mire do te thoja. Ushqimi eshte tradicional: ne comlek, 2 zarzavate, pak oriz dhe nje tas me supe. Shkollat e shtrenjta private ofrojne gjithashtu fruta dhe kos.
Disa shkolla elementare japin mundesine e fjetjes me disa minuta pas pushimit te drekes. Meqe ra fjala, studentet e mi rane ne gjume disa here ne mes te leksioneve, dhe me eshte dashur ti zgjoj te gjoret.

Nje dreke e vogel sipas standarteve te shkollave Kineze:
Veze me domate, tofu, lulelaker me speca dhe oriz. Mesueset trajtohen me nje respekt te madh. Ato gjithmone thirren me ane te mbiemrit, psh: "Mesuese Zhan" ose "Mesues Xian" ose edhe vetem mesues/e.
Ne nje shkolle studentet, te mite dhe te tjeret u perkulen perpara meje kur u takuam.

Shume shkolla lejojne ndeshkimin fizik te merituar. Nje mesues/e mund ta qelloje me doren e tij/saj per disa faje. Sa me e ftohte dhe e thjeshte te jete shkolla aq me shpesh ndodhin keto ndeshkime.
Nje shoku im me tregoi se u ishte dhene si detyre per te mesuar nje numer te caktuar fjalesh ne anglisht, ne shkolle, dhe per cdo fjale te pa mesuar ato u qellonin me nje shkop.

Nje pushim midis leksioneve nga daullet(baterite) tradicionale ne qytetin Ansai
Ne cdo klase eshte vendosur nje poster me renditjet akademike gje qe jep nje iniciative per te mesuar me shume. Notat fillojne nga A ne F, ku A eshte nota me e larte (90-100%) dhe F me e ulta (59%).
Inkurajimi per nje sjellje te mire eshte nje pjese shume e rendesushme e edukimit.
Psh, nje student merr nje yll me nje ngjyre te caktuar ose pike shtese per cdo pergjigje te sakteose sipas modelit te dhene, nderkohe te folurit gjate leksionit, apo sjellja e keqe ben te humbasesh uje ose pike. Rankimi i studenteve ndryshon cdo dite dhe mund te shihet nga cdokush ne nje liste speciale ne derrasen e zeze - nje gare e hapur.

Femijet Kinez studiojne per me shume se 10 ore ne dite. Leksionet zakonisht fillojne ne oren 8 a.m dhe mbarojne ne 3-4 p.m. Pastaj ato shkojne ne shtepi dhe bejne detyrat e pafundme te shtepise deri ne 9-10 p.m.
Ne qytetet e medha, nxenesit gjithmone kane leksione shtese me mbikeqyres, klasa muzike, studim arti, dhe klube sporti ne fundjave.
"Gara" eshte shume e forte sa prinderit i "ndrydhin" femijet e tyre qe ne moshe te vogel - neqofte se ato nuk marrin nota te mira ne shkolle, atehere nuk egziston menyra qe ato te shkojne ne universitet.
Vitin e pare studentet e Shkolles Nanjing Confucius marrin pjese ne konkursin e vizatimit me hieroglif, me 1 Shtator, qe dhe startojne studimet e tyre.
Shkollat jane te ndara ne publike dhe pruvate.

Kostoja e studimit ne shkolla private mund te shkoje 1000$ ne muaj, por niveli i arsimit ketu eshte shume me i larte.
Te mesuarit e nje gjuhe te huaj eshte nje qellim i rendesishem ne shkollat private.
Dy ose tre klasa anglishtje ne dite, dhe studentet e shkollave elite e fladin gjuhen rrjedhshem ne vitin e tyre te 5-te ose 6-te. Megjithate, Shangai per shembull ka nje program shteteror financiar qe lejon mesueset e huaj te punojne ne shkolla te zakonshme publike.
Sistemi arsimor eshte i bazuar ne te mesuarit fjale per fjale. Femijet thjesht ulen dhe mesojne plot materiale, nderkohe mesueset kerkojne te shprehurt automatik, pa u interesuar nese studentet me te vertete e kuptojne ate cka thone.
Megjithate sot ka shume e me shume alternativa qe shkollat te lartesohen, bazuar ne metodat e Montessorit ose Waldorf, qe kane te bejne me zhvillimin artistik dhe talentit tek femijet.
Sigurisht, shume shkolla jane private, dhe studimi atje sshte i shtrenjte dhe i pranueshem vetem per pak njerez.
Femijet nga familjet e varfera qe nuk duan te studiijne ose jane capken, shpesh nxirre  nga shkolla fillore dhe futen ne shkolle per Kung Fu.
Ato trajnohen ashper nga mengjesi ne darke, dhe neqoftese jane me fat, ato marrin edukimin baze - ato duhet te jene te afte te lexojne dhe te shkruajne, gje qe nuk eshte e lehte duke ditur sistemin e gjuhes Kineze.
Denimi fizik eshte mjaft i zakonshem ne institucione te tilla.
Mesuesit e Kung Fu-se i rrahin studentet e tyre me shkop ose thjesht i gjuajne me shuplake.
Kur edukimi mbaron prinderit shohin nje djale ose vjaze te re te disiplinuar, me te drejten e te mesuarit Kung Fu dhe shancin per te pasur nje karriere.
Shume nga mjeshterit e njohur te Kung Fuse kaluan nepermjet kesaj jete edukimi.
Gjithashtu dergohen edhe femijet e dobet apo te semure per nje ose dy vite, per ti bere ato me te shendetshem nderkohe qe jetojne me Kung Fu ose Tai Chi.
Kudo qe femijet kineze mund te studiojne, qofte ne shkolla te Kung Fu-se ose te zakonshme, adoptimi behet ne baze te tre principeve te mesuara qe ne femijeri: aftesine per te punuar fort, disiplinen, dhe respektin per me te madhin ne moshe ose ne pozicion.
Ato jane trajnuar qe ne moshe te vogel qe te bejne me te miren e mundshme ne cfardo qe ato bejne.
Mbase kjo eshte arsyeja pse kinezet jane te paret ne shkence, kulture dhe art.
Konkurset ndemjet Europianeve, te cilet jane rritur ne mjedise shume me te buta, ne te vertete nuk i konsiderojne "si kercenim" sepse ato nuk jane mesuar te studiojne 10 ore ne dite, cdo dite, per shume vite

*Perktheu dhe pershtati ne shqip ERBLIN B. ISAKU
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts