SI U BË SISTEMI ARSIMOR I KUBËS SHEMBULLOR PËR TËRË BOTËN?

Për Kubën, arsimi është diçka serioze. Ky sektor u bë prioritar qëkur Fidel Kastro u bë kryeministër në vitin 1959.

Bazat e sistemit arsimor të Kastros janë cilësia dhe fuqia për luftë kundër varfërisë dhe prapambeturisë nëpërmjet arsimit. Kuba ka investuar shumë në arsim. Deri në vitet e 1990-ta, kontributi arsimor i shtetit si pjesë e prodhimit të brendshm bruto ka qenë ndër më lartat në botë.

Ekzistojnë tre metoda kryesore nëpërmjet të cilave Kuba ka ndryshuar mësimdhënien pasi Kastro ka filluar qeverisjen.

Alfabetizmi


Çdo gjë fillon me kampanjën e alfabetizmit në vitin 1961, e cila ka treguar rëndësinë e arsimit për një shoqëri në tranzicion. Një milion analfabetë kanë qenë pjesë e kampanjës. 250 000 arsimtarë janë angazhuar që të zvogëlohet analfabetizmi në të gjitha pjesët e shtetit. Deri në fund të vitit 1961, 75% e njerëzve kanë fituar njohuri themelore nga shkrim-leximi.

Qasja e lehtë

Njëkohësisht me kampanjën e alfabetizmit, shumë fëmijë janë regjisturar nëpër shkolla. Kjo ka qenë rezultat i vendimit që arsimi i të gjitha niveleve të bëhet falas. Qeveria ka pasur programe për fëmijët nga mjediset rurale, për punëtorët shtëpiak, për prostitutat dhe për njerëzit që kanë hequr dorë nga shkolla ende pa përfunduar arsimin. Mundi i kubanëve është shpërblyer. Deri në vitet e 1990ta, 99% e vajzave dhe djemve janë regjistruar në shkollë.

Rëndësia e arsimtarëve

Kuba e di që arsimtarët e mirë vlejnë shumë. Institucionet që ofrojnë trajnime për arsimtarë përdorin metoda të përparuara të mësimdhënies. Studentët që studiojnë pedagogji pranohen në fakultet vetëm nëse kanë intelekt, karakter të mirë, përkushtim ndaj zhvillimit shoqëror dhe dashuri ndaj fëmijëve. Sipas statistikave, në vitin 2015 në Kubë ka pasur 12 nxënës për secilin arsimtar.

Metodat e Kubës për përmirësimin e sistemit arsimor janë zbatuar edhe jashtë kufinjve. Deri në vitin 2010, metodat e alfabetizmit të Kubës janë zbatuar në 28 shtete të botës.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts