ESE: Ndjenjat e nje adoleshenti

Ka disa gjera qe vijne ne jeten tone per te ndricuar hapesiren e mbytur nga erresira per te ndezuar llamben e shpreses ne detin e pafund te pikellimit. per te te bere te perjetosh ndjesite qe deri dje nuk ua dije as emrat dhe per te krijuar besimin qe deri dje e kishe humbur dhe te vetja. 
e vertete, te besosh si i marre duke marre parasysh vetem ndjenjat e tua. te ndjesh boten ne duart e tua vetem per nje cast. te te zieje gjaku nderkohe qe sheh dike ne sy. te te rrahe zemra fort nderkohe qe degjon tingellimen e zerit te dikujt   te te dridhen duart nderkohe qe shtregon duart e dikujt tjeter. te mendosh mijera here para se te thuash dicka. te jepesh me mish e me shpirt drejt dickaje qe te verberon syte, me pak fjale te duash dike. te kuptosh cdo te thote dashuria. te ndjesh frike,ankth,ndjenje,emocion,siguri,pasiguri,besim,dashuri vetem brenda nje momenti,nje gjys fjale,nje gjesti,nje perqafimi ose nje shikim syri. te mallengjehesh qe dashurove dike. te bertasesh e ti thuash gjithe botes qe ajo eshte e imja. te mos kesh friken e zhgenjimit por te mbahesh fort ne iluzionin qe ke krijuar , ne iluzionin qe do te hape ne plage te madhe , te pasherueshme e te destinuar per te qendruar me ty gjithmone. 

kjo bote nuk eshte per njerzit e drejte. nuk eshte per ata qe duan hapur pa kushte pa frike pa marre parasysh rrethanat. nuk eshte per ata qe medojne se dashuria eshte dhurata me e cmuar qe zoti i dha njerzimit. isha dhe une nje besimar i ketij virtyti por ja qe tani mora pergjigjen qe kerkoja, ose me sakte goditjen psikologjike qe me mungonte prej kohesh. sa bukur.  nje goditje qe mund te shuaje disa buzeqeshje pernjeheresh. jo vetem timen por dhe te njerzve qe une zhgenjeva me vete zhgenjimin tim. 
gjithmone kam mesuar se duhet nje hap gjigand per te bere ndryshimin nga te qenurit adoleshent si gjithe te tjeret, me endrra , iluzione etj dhe te qenurit i rritur. 
tani e nxorra kuptimin. te kujtosh se tanime ja arrite, ja dole, bere hapat e nevojshem per tu ndjere i rritur , e kategorikisht te gabosh, dhe pastaj te kuptosh se duhet te gabosh disa here per tu rritur. 
nga ajo zemer e bute, nga ai personalitet i qete, i sinqerte, te fillosh te ndjesh ftohtesine. te ndjesh acarin brenda vetes dhe zemren teksa ngrin. te ndesh ftohtesine e akujve e te mos mundesh te besh asgje. te rrish i heshtur. te ndjesh zemren teksa ftohet por duke ditur qe vetem dicka mund ta ngrohe ate, me sakte dikush... u rikthyem tek llamba ne fillim. ne fillim te shkrimit ishte e ndezur por andej nga mesi u fik... do ndizet me valle ?! 
Share:

1 comment:

  1. Une ne fillim shkova pas saj per dy vite. Fatmiresisht durimi im u pagua dhe ajo ra ne dashuri me mua. Natyrisht qe kisha shume kokedhimbje e thyerje te zemres, por ne fund ajo ra ne dashuri me mua. Kjo m’i mesoi dy gjera.
    Nje : Ne kete bote ka njerez qe vertete ia vlen t’i ndjekesh.
    Dhe dy: Eshte e mundur ta kuptoni cila eshte dashuria juaj e vertete, edhe nese ju refuzon me vite, ju prisni ne heshtje.
    Dashuria eshte vertet gje e komplikuar...
    Shume prej jush ndoshta kanë qenë në një situatë të ngjashme me atë që kam përshkruar më lart dhe sigurisht të dashurosh dikë, nuk të garanton se edhe ky person do të të dashurojë. Megjithatë, sikur në sytë e spektatorit që ekziston bukuria, ashtu ekziston dashuria në mendjen e një të dashuruari.

    Ndoshta fillimisht duhej të thosha që ndonjëherë ju thjesht nuk mund dhe nuk do ta bëni dikë të dashurohet në ju. Dashuria, thjesht nuk është racional dhe nganjëherë njerëzit bien në dashuri me ata që nuk do t’i kenë kurrë. Kjo është realiteti që ne të gjithë e jetojmë. Vetëm për shkak se ju keni ndjenja për një person, nuk do të thotë se ky person ka ose duhet të ketë ndjenja për ju. Që të jeni i dashur nga ana e njerëzve, duhet t’i plotësoni nevojat e caktuara.
    Duhet të kemi tërheqje seksuale. Duhet të gjejmë personalitetin e tyre tërheqës. Duhet të kuptojmë dhe ta vlerësojmë mënyrën se si ata mendojnë. Nuk duhet që të jetë një lloj i kimisë fizike që të na ndihmojë ti nxisim në trup ato emocione nga mendimet tona, që ne të vërtetohemi që kemi rënë në dashuri.

    Ajo bëhet edhe më e komplikuar kur ne mendojmë për gjërat e vogla që nuk na pëlqejnë tek njerëzit – gjërat që janë të rrënjosura tek ne, qysh nga mosha e re. E gjithë kjo qon në realitetin e situatës. Të gjitha këto gjëra që na mërzisin për një person, na e bëjnë edhe më të vështirë lumturinë tonë dhe lumturia është vet dashuria.
    Nuk janë gjithmonë të metat e juaja ajo që i bën njerëzit të mos bien në dashuri me ju. Kjo komplikohet edhe më tepër sepse të dashurohesh nuk do të thotë të takosh personin e duhur. Por është të takosh personin e duhur në kohë të duhur – në një kohë kur ju jeni të gatshëm të dashuroheni.
    Nëse individi nuk e ka ndërmend të ju dojë, ai nuk do t’ju dojë. Nëse ai/ajo nuk është i gatshëm të bie në dashuri, nëse ai/ajo nuk e merr në konsideratë mundësinë që të bie në dashuri me ju, atëhrë ai/ajo kurrë nuk do të dashurohet në ju.
    Megjithatë, gjërat sikur kjo me kohë ndryshojnë. Në rastin tim, më shkuan dy vite. Në raste të tjera, ajo merr shumë pak kohë. Por kjo mvaret nga ajo se sa ia plotësoni nevojat e atij personi. Nëse ju mund ta bëni të lumtur, ta kënaqni, ta bëni atë të ndjehet i/e sigurt me ju dhe t’ju besojë, atëherë me kohë ai/ajo mund të bie në dashuri me ju.

    Sa më të lumtur që të bëni atë person, aq më e mundshme është që ai/ajo të ju dashurojë. Pse? Sepse dashuria dhe lumturia janë të lidhura shumë ngushtë. Të qenit i dashuruar do të jetë të jesh i qenit i lumtur. Aftësia ta bëni të lumtur dikë, është cilësia më tërheqës që mund ta posedojë një person. Nëse ju keni rënë në dashuri me një personi, dhe besoni se një ditë mund të ju dashurojë edhe ai/ajo, por thjesht nuk është në vendin e duhur me jetën e tij/saj, atëherë bëjeni të lumtur atë secilën here që ju takoheni.
    Pas një kohe, korrelacioni i lumturisë me ndërveprimin e personit me ty do të çojë atë të jetë i/e lumtur çdo herë që ky person të ju takojë – ai/ ajo do të jetë i lumtur me pritje të lumturisë.
    Por mbani në mend një gjë shumë të rëndësishme: Nëse ju e dashuroni dikë atëherë puna juaj e vetme është ta bëni të lumtur të dashurin tuaj. Nëse nuk besoni se mund ta bëni të lumtur atë ndonjëherë, atëherë ajo nuk do të ndodh kurrë.

    ReplyDelete

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts