Raundi i dytë i aplikimeve(aplikimi për kuotat e paplotësuara)

1.Të gjitha IAL-të, brenda datës _________, i dërgojnë AKP-së numrin e kuotave të pa plotësuara për çdo program studimi në rrugë elektronike dhe shkresore. AKP brenda datës _________, lejon fillimin e aplikimeve nga kandidatët jo fitues të raundit të parë në Portalin e Kandidatit për Student, për të gjitha programet dhe kuotat e paplotësuara.

2.Të gjithë kandidatët,të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z, por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme, dhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues apo nuk kanë arritur të regjistrohen, të kryejnë procesin e aplikimit online në raundin e dytë me formularin e aplikimit nëPortalin e Kandidatit për Student,sipas një kalendari të publikuar më parë nga AKP, për të gjitha DAR/ZA-të, në datat 23 –27 shtator 2016.
3.Aplikimi kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP) dhe kopje e formularit të aplikimit, e printuar dhe nënshkruar nga aplikanti, depozitohet në sekretarinë e shkollës ku kandidatët kanë kryer plotësimin e formularit A1/A1Z. Kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë, përpara aplikimit në Portalin e Kandidatit për Student, kryejnëpagesën e tarifës së aplikimit në vlerën ___ lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës së publikuar në faqen zyrtare elektronike të AKP-së dhe e paraqesin në sekretarinë e shkollës, ku kandidatët kanë kryer plotësimin e formularit A1/A1Z.
4.Kandidatëte raundit të dytë bëjnë 10 përzgjedhje preferencash, me përjashtim të programeve të studimit për të cilat është zhvilluar konkurs në IAL-të publike.
5.IAL-të të kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve fitues të raundit të dytë, në bazë të kritereve të përcaktuara nga ana e tyre. IAL-të për çdo program studimi që ofrojnë, përzgjedhin fituesit dhe publikojnë listat e rankuara të kandidatëve sipas të dhënave të përcjella nga AKP dhe mënyrën/formulën e përzgjedhjes së kandidatëve. Në listën e publikuar nga ana e IAL-ve, me vijë të kuqe përcaktohet fituesi i fundit, në varësi të kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit.
6.Kandidatët kanë të drejtën e ankimit pranë komisioneve përkatëse të përzgjedhjes, brenda tre ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. Komisionet detyrohen të shprehen me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave. Vendimet e komisioneve të përzgjedhjes së kandidatëve, ankimohen në gjykatën kompetente.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts