PRANIMET TE MJEKËSIA E ARKITEKTURA, KUSHT EDHE MBROJTJA E GJUHËS SË HUAJ

Mijëra maturantëvepër të ndjekur studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin Politeknik do t’u duhet të bëjnë edhe mbro-jtjen e gjuhës së huaj, sipas udhëzimit nr. 52, të Ministrisë së Arsimit. Udhëzimi parashikon se duhet mbrojtja me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht të një prej pesë gjuhëve të huaja kryesore të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht ose spanjisht. Ky udhëzim prek ata maturantë që do të aplikojnë në programet e ciklit të dytë të integruar të studimeve, të cilat janë programe 5-vjeçare. Në këto programe studimi përfshihen Mjekësi e Përgji-thshme, Farmaci dhe Stomatologji tek Universiteti i Mjekësisë si dhe dy programe tek Universiteti Politeknik, Arkitekturë dhe Urbanistikë. Kushti për mbrojtjen e një prej pesë gjuhëve të huaja për të hyrë në universitete, sipas drejtuesve të këtyre universiteteve është absurd, ndaj ata i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit që të zhvillojnë një takim dhe të shikojnë një mundësi se si ta interpretojnë këtë udhëzim, duke mos rënduar mbi maturantët dhe familjet e tyre.

Gjuha e huaj&rektorët
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka theksuar se javën që vjen do të zhvillojnë një takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, në lidhje me këtë çështje. “Udhëzimi nuk është ligj, që nuk mund të ndryshojë. Ky udhëzim duhet të interpretohet, duke i dhënë një zgjidhje dhe të mos u kërkohet mbrojtja e gjuhës së huaj maturantëve për aplikim në universitet. Është absurde t’u kërkosh një nivel të një gjuhe të huaj B1 kur ne nuk e ofrojmë dhe aq më pak kur universiteti nuk është në gjuhë të huaj, por është në shqip”, theksoi rektori Gjata për “Gazeta Shqiptare”. Po ashtu, Gjata ka thënë se: “Jemi besimplotë për të gjetur një zgjidhej. Javën që vjen do të zhvillojmë takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit për të gjetur një zgjidhje të këtij problemi, i cili prek jo pak, por qindra maturantë që do të garojnë për në Universitetin e Mjekësisë”. Në Universitetin e Mjekësisë kusht për të aplikuar, senati akademik ka përcaktuar notën mesatare të gjimnazit, e cila është 8.5 për programet e studimit, Mjekësi, Farmaci dhe Stomatologji, si dhe 8 për programet e studimit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike. Edhe rektori i Universitetit Politeknik, Andrea Maliqari ka bërë të ditur se ajo çfarë kërkohet në udhëzimin e ministrisë do ishte mirë që të mos u kërkohet maturantëve që në momentin e aplikimit për këto programe studimi, por të arrihet në një marrëveshje që t’u kërkohet mbrojtja e një prej pesë gjuhëve të huaja në përfundim të tri viteve të para të studimit. “Universiteti Politeknik nëpërmjet vendimit të senatit i ka përcaktuar kriteret e pranimit, por nuk mund të anashkalonim udhëzimin e Ministrisë së Arsimit. Ndaj, ka kërkuar nga aplikantët që për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, parakusht për pranimin në Universitetin Politeknik është dokumenti që vërteton njohjen e një nga 5 gjuhëve të huaja sipas udhëzimit nr. 52 datë 03.12.2015 të MAS. Por, nëse do arrijmë një marrëveshje me MAS do ishte pozitive që ky kusht t’u vihej maturantëve në përfundim të 3 viteve të studimit dhe jo në hyrje”, theksoi për rektori i Politeknikut, Andrea Maliqari.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts