Mundësi Praktike Mësimore (Internship-i) në Bankë!

Junior Achivement of Albania së bashku me një bankë te nivelit të dyte dëshiron t’ju ofrojë studentëve të cilët kanë ndjekur modulet e JA një mundësi për të fituar përvojë profesionale dhe praktike.
Afati i fundit i aplikimit: 31 Korrik 2016.
Kriteret & detyrimet e pranimit të kandidatëve
Kandidatët që do të pranohen për kryerjen e praktikës, duhet të plote sojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të jenë të regjistruar në rrjetin Alumni JA në Shqipëri (http://junior-albania.org/lajmet-e-fundit/regjistrimi-i-alumni-1944)
  • Të jenë duke u diplomuar me një Diplomë Bachelor ose Master
  • Të ndjekë programin e praktikës duke respektuar orarin zyrtar dhe mjedisin e punës ( 9.00hr -16.00hr)
  • Ndjekin udhëzimet e:
  • Mbikëqyrësit të tyre
  • Rregullores ”Për Kodin e Etikës”
  • Rregullave mbi konfidencialitetin
Kohëzgjatja
3 muaj për periudhat:
  • Korrik – Shtator.
  • Gusht – Tetor
  • Shtator –Nëntor
  • Tetor- Dhjetor

Dokumentacioni që shoqëron kërkesën
Kandidatët e interesuar duhet ta shoqërojnë kërkesën me dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Curriculum Vitae
  • Letër-rekomandimi nga një prej pedagogëve të tij/saj
  • Diplomë e shkollës së lartë, në rastin kur kandidati ka përfunduar studimet e larta
  • Lista e notave (në rastin e kandidatit i cili vazhdon studimet e larta)
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit

 Procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve dhe kryerjen e praktikës
JA of Albania në bashkëpunim me departamentitn e Burimeve Njerëzore të bankës shqyrton të gjitha kë rkesat dhe plotësimin e dokumentacionit të kërkuar nga kandidatët; si dhe përgatit listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret sipas  rregullores së mësipërme. Praktika zhvillohet sipas një programi individual për çdo praktikant, të hartuar nga njësia përkatese në përputhje me detyrat kryesore të kësaj njësie organizative.
Njësia përkatese organizative (Departament/Dege ) cakton një kujdestar të drejtpërdrejtë , i cili është përgjegjës për orientimin dhe ndjekjen nga afër të praktikës mësimore nga praktikantët.
Në përfundim të praktikës, praktikantët pajisen me dëshminë për kryerjen e praktikës mësimore pranë bankës . Departamenti i Burimeve Njerëzore të bankës do të informojë kandidatët e përzgjedhur për:
  • Periudhën e praktikës
  • Vendin ku do të zhvillohet praktika: Departament/Degë

Studentët e interesuar, që duan të bëhen pjesë e kësaj praktike të dërgojnë  aplikimin e tyre nëinfo@junior-albania.org , duke specifikuar edhe periudhën e dëshiruar kohore jo me vonë se data 31 Korrik ’16.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts