Cfare do te ndodh me ne maturantet ?

Regjistrimi dhe hedhja e të dhënave të rezultateve të arsimit të mesëm të lartë, në Portalin e Kandidatit për Student (Portalin e Maturës Shtetërore) dhe Portalin e Maturantit
1. Pranimi i kandidateve në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), në vitin akademik 2016-2017, do tëbëhet nëpërmjet Portalit tëkandidatit për student (Portali i Maturës Shtetërore). Portali i kandidatit për student është sistem elektronik baze të dhënash, i cili administron:

a. procedurat e aplikimit nga kandidatët;
b. rezultatet e maturës shtetërore;
c. të dhënatpersonale;
d. preferencat në programet e studimit dhe IAL-të (publike dhe jo publike);
e. studentët e regjistruar;
f. çdo të dhënë tjetër të kërkuar nga Portali i Kandidatit për Student.
2. Portali i Maturantit është një sistem elektronik baze të dhënash, i cili administrontë dhënat e rezultateve të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë.
3. Pranimi i kandidateve në ciklin e parë të studimeve në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), në vitin akademik 2016-2017,bëhet pas përfundimit të procesit të hedhjes nga drejtoritë e shkollave në Portalin online të Maturantit,të të dhënavelidhur me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë.
4. Për të gjithë maturantët e këtij viti shkollor, të cilët kanë aplikuar me formularin A1, nga drejtoritë e shkollave hidhen në Portalin online të Maturantit, të gjitha të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.
5. Për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë përpara vitit shkollor 2015-2016 dhe që kanë aplikuar me formularin A1Z, nga drejtoritë e shkollave, ku ata kanë kryer aplikimin, hidhen në Portalin online të Maturantit, të gjitha të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.
6. Për të gjithë kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë venditdhe që kanë aplikuar me formularin A1Z, nga drejtoritë e shkollave, ku ata kanë kryer aplikimin, hidhen në Portalin online të Maturantit, të gjitha të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.
7. Procesi i hedhjes së të dhënave të rezultateve,për të gjitha vitet e arsimit të mesëm të lartë dhe të maturës shtetërore në Portalin online të Maturantit,përfundon me datë 28 korrik 2016.
Kreu II
Raundi i parë i aplikimeve
1. Të gjithë kandidatët për ndjekjen e studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë publike dhe jo publike, në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, duhet të kryejnë procesin e aplikimit on-line në Portalin e Kandidatit për Student (Portalin e Maturës Shtetërore).
2. Aplikimi të kryhet vetëm nga kandidatët qëkanë përfunduar arsimin e mesëm të lartëdhe janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, në IAL publike dhe/ose jopublike, plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë, për programet e studimit për të cilat aplikojnë.
3. Kandidatët përpara aplikimit në Portalin e Kandidatit për Student, kryejnëpagesën e tarifës së aplikimit në vlerën ___ lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës së publikuar në faqen zyrtare elektronike të AKP-së.
4. Mandat-pagesa dorëzohet në shkollën përkatëse, ku kandidatët kanë kryer plotësimin e formularit A1/A1Z. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave hedhin në sistem notën mesatare të llogaritur sipas VKM nr. 407 datë 1.6.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2016-2017”, nga datat 25– 30 korrik 2016.
5. Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dy vjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në vendimin nr. 407, datë 1.6.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016–2017”.
6. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë,duke përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit, pas pagesës së tarifës së aplikimit dhe hedhjes në sistem të notës mesatare,do të aplikojnë në Portalin e Kandidatit për Student, nëpërmjet formularittë aplikimit, sipas një kalendari të publikuar më parë nga AKP, për të gjitha DAR/ZA-të,nga datat 01-11 gusht 2016.
7. Aplikimi nëpërmjet formularittë aplikimit për ciklin e parë të studimeve në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2015-2016në Portalin e Kandidatit për Student, kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP).Kandidatët aksesohen në portal me kredencialet e tyre: ID e Kandidatit,Emri, Atësia, Mbiemri, Kartë e Identitetit, E-maili i kandidatit, etj, duke zgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi me preferencë të njëjtë nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga IAL-të publike dhe/osejopublike, për vitin akademik 2016-2017.
8. Portali i Kandidatit për Student, nuk do të pranojë aplikime nga kandidatët të cilët nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për ciklin e parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, si dhe kriteret specifike të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë.
9. Pasi ka përfunduar procesi i aplikimit nëPortalin e Kandidatit për student,kopje eformularit të aplikimit e printuar dhe nënshkruar nga aplikanti, depozitohet nësekretarinë e shkollës ku kandidatët kanë kryer plotësimin e formularit A1/A1Z.
10. AKP i përcjell IAL-ve që parashikojnë konkurse pranimi, në format elektronik dhe shkresor,brenda datës 15 gusht 2016 listën e aplikantëve që konkurrojnë në programet përkatëse të studimit.
11. AKP i përcjell IAL-ve,në format elektronik dhe shkresor, brenda datës 30 gusht 2016, për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre, listën kandidatëve që kanë përzgjedhur ato programe studimi, së bashku me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore si dhe tregues vlerësimi të tjerë të nevojshëm për rankimin dhe shpalljen e fituesve nga ana e IAL-ve.
12. Të gjitha IAL-të që zhvillojnë konkurse për pranimin në programet e studimit që ofrojnë si: Universiteti i Arteve Tiranë, Universiteti i Sporteve Tiranë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër për programet e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, “Pikturë e Grafikë” dhe “Pedagogji Muzikore”, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) për programet e studimit Menaxhim i Bankave, Menaxhim Hoteleri Turizëm, Menaxhim i Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme,si dhe IAL-të jopublike që në kriteret e tyre kanë përcaktuar konkurs/testime, do ti afishojnë listat e pjesëmarrësve në konkurset e pranimit, më datë 16 gusht 2016,në mjediset e tyre dhe në faqet zyrtare elektronike përkatëse, si dhe do të realizojnë këto konkurse, në periudhën 20 deri 30 gusht 2016.
13. Brenda datës 3 shtator 2016, IAL-të e pikës 12 të këtij kreu hedhin në sistemin informatik pikët e secilit kandidat në konkurrim.
14. Të gjitha IAL-të që zhvillojnë konkurse për pranimin në programet përkatëse të studimit që ofrojnë,pas kryerjes së përllogaritjeve të pikëve për çdo konkurrent, sipas kritereve të pranimit të përcaktuara nga IAL-ja, si dhe rankimit të studentëve në varësi të pikëve të grumbulluara, afishojnë në mjedise publike si dhe në faqet e tyre zyrtare listat e rankuara të aplikuesve, ku me vijë të kuqe përcaktohet fituesi i fundit, në varësi të kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit me konkurs. Afishimi dhe publikimi duhet bërë brenda datës 05.09.2016. Një kopje elektronike e këtyre listave i përcillet AKP-së brenda datës 06.09.2016.
15. IAL-të të kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve fitues në bazë të kritereve të përcaktuara nga ana e tyre. IAL-të për çdo program studimi që ofrojnë, përzgjedhin fituesit dhe publikojnë listat e rankuara të kandidatëve sipas të dhënave të përcjella nga AKP dhe mënyrën/formulën e përzgjedhjes së kandidatëve. Në listën e publikuar nga ana e IAL-ve, me vijë të kuqe përcaktohet fituesi i fundit, në varësi të kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit.
16. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit pranë komisioneve përkatëse tëpërzgjedhjes, brenda tre ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. Komisionet detyrohen të shprehen me vendim të argumentuar lidhur ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave. Vendimet e komisioneve të përzgjedhjes së kandidatëve, ankimohen në gjykatën kompetente.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts