Pse i lëmë gjërat për minutën e fundit?

Dukuria është më e përhapur se ç'mendohet dhe prek 30% deri në 60% të njerëzve.

Disa thonë se nën stresin e minutave të fundit punojnë më mirë, disa gjejnë shfajësime të tjera, por kjo sjellje që sa vjen e shtohet ka bërë që shkencëtarët të zhvillojnë studime. Për ta, një nga arsyet është trashëgimia gjenetike që nga lashtësia.


Për qindra mijëra vjet, jeta e njeriut bazohej në të qenit impulsiv për momentin: duhej të gjuante çdo ditë për ushqim e të mbijetonte nga rreziqet. Puna e programuar paraprakisht dhe pa rreziqe jete është bërë pjesë e natyrës njerëzore vetëm shekujt e fundit.

Arsyeja tjetër e fortë, sipas studimeve, është neuro-psikologjike: frenimi në mënyrë të pandërgjegjshme që i bën truri përballjes me mundimin dhe lodhjen. Kjo nevojë për të shmangur stresin është e njëjta që i bën shumë persona të lënë pas dore edhe kujdesin shëndetësor.

Drejtuesit e programit shkencor "SciShow", që kanë trajtuar këtë temë, thonë se të gjitha studimet e bëra deri më sot bien dakord që kjo sjellje lë pasoja në shëndet. Ata që priren t'i lënë gjërat për minutën e fundit vuajnë më shumë se të tjerët nga tensioni i gjakut, sëmundjet e zemrës, depresioni dhe gjendjet e ankthit.

Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts