Provimi i Anglishtes me detyrim (Matura 2015-2016)

1.     Struktura e Provimit të Maturës Shtetërore me Detyrim, Gjuha Angleze në Nivelin B1

Testi i gjuhës angleze me detyrim në nivelin gjuhësor B1 do të jetë i ndarë në 3 sesksione ku testohen:

·         Të kuptuarit e një pjesë letrare ose jo letrare
·         Përdorimi i gjuhës që përfshin aspektet më të rëndësishme gramatikore dhe leksikore trajtuar në vitet e shkollës së mesme
·         Të shkruarit


Pesha që zë çdo kompetencë në provim
Seksioni 1
Reading Comprehension
Seksioni 2
Use of English
Seksioni 3
Writing
Në %
40%
40%
20%
Në pikë
20 pikë
20 pikë
10 pikë
Niveli 1
10 pikë
10 pikë

Niveli 2
10 pikë
10 pikë

Niveli 3


10 pikë

Nxënësi me Niveli1, 2, 3, do të duhet të nënkuptojë që janë pyetje të nivelit të lehtë, mesatar dhe të vështirë.

2.     Objektivat e vlerësimit të ndara dhe detajuara saktësisht sipas tre niveleve

Nr
Linjat
Pikët
Pesha
1
Të Lexuarit dhe të Kuptuarit
o   gjetja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë (Niv.1)
o   reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të duhur prej tij (Niv.1)
o   perifrazimi i një fraze ose shprehjeje shkëputur nga teksti (Niv.2)
o   nxjerrja e një kuptimi të përgjithshëm dhe e moralit të pjesës, ose idesë qendrore shprehur në gjuhë të thjeshtë (Niv.3)
o   gjetja e elementëve që justifikojnë përgjigjen e dhënë (Niv.2)
o   plotësimi i ushtrimeve leksikore rreth tekstit (Niv.1)
o   gjetja e fjalëve referuese (Niv.2)

20 pikë
3 pikë
3 pikë

3 pikë
2 pikë

3 pikë
3 pikë
3 pikë
40%
2
Gramatika
o   kohët e foljeve (Niv. 1)
o   shkallët e mbiemrave, (Niv. 1)
o   lidhëzat, (Niv. 1)
o   përemrat lidhorë të thjeshtë, (Niv. 1)
o   parafjalët (Niv. 2)
o   shprehjet me parafjalë, (Niv. 2)
o   format pësore, (Niv. 2)
o   ligjërata e zhdrejtë, (Niveli 3)
o   foljet frazale, (Niveli 2)
o    kushtoret 0 dhe 1(Niveli 2)
10 pikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë
   1 pikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë

20%
3
Fjalori
o   mënyrat e fjalëformimit me parashtesë (Niveli 2)
o   mënyrat e fjalëformimit me prapashtesë (Niveli 1)
o   grupet sinonimike (Niveli 1)
o   shndërrime fjalish duke ruajtur kuptimin fillestar (Niveli 2)

10 pikë
2 pikë
3 pikë
3 pikë
2 pikë
20%
4
Të Shkruarit
o   Realizimi i temës (Përmbajtja)
o   Organizimi
o   Saktësia në gramatikë
o   Fjalori i përdorur
o   Respektimi i rregullave të shkrimit (shenjat e pikësimit, strukturat e ndërtimit të frazave dhe fjalive, gërmat kapitale, etj)
10 pikë
2 pikë
2 pikë
2 pikë
2 pikë
2 pikë



20%
Totali

50 pikë
100%


3.     Tipe ushtrimesh që nxënësi duhet të punojë për të qenë i përgatitur për Provimin e Maturës me Detyrim në gjuhën angleze

a)      Tipet e ushtrimeve që mund të jepen në Reading Comprehension:

·         True or False
·         Multiple Choice (përzgjedhje e alternativës së saktë nga 4 ose 5 alternativat e dhëna)
·         Arrangements of paragraphs (vendosja e paragrafëve sipas rendit të duhur në renditjen e ngjarjeve)
·         Sentence or phrase completion (plotësimi i kuptimit të një fjalie ose fraze në një tekst të caktuar mbi një temë të caktuar)
·         Open answers (përgjigje të hapura ku nxënësi shpreh mendimin dhe vlerësimin e tij rreth një çështjeje ose pyetjeje të caktuar rreth tekstit)
·         Short answers (përgjigje të shkurtra, të dhëna me fraza ose fjali të shkurtra)
·         Matching (Bashkimi i një pjese teksti me një pjesë tjetër që mungon dhe e plotëson kuptimin e     tij në tërësi)

b)     Në përdorimin e gjuhës:

Tipet e ushtrimeve që do të përdoren në provimin me detyrim në gjuhën angleze mund të jenë të tipeve si më poshtë:

  • Multiple Choice (përzgjedhje e alternativës së saktë nga 4 ose 5 alternativat e dhëna);
Example:

She hates -------.
A)    washing up
B)    To wash up
C)    Wash up
D)    To washing up

  • Gap-fill (plotësimi i fjalisë me gjetjen e një fjalie ose fraze të duhur me të cilën ka kuptim fjalia ose fraza);
Example:
                                       
1) Anne -------- (repair) her bike next week.
2) We -------- (do) the washing by 8 o'clock.

  • Sentence Transformation (shndërrim fjalish duke e strukturuar ndyshe, por duke i ruajtur kuptimin fillestar);

Example:

Despite knowing the area, I got lost.                                                                                                                                                                                                                        
Although                                                                                                                                                                                           I got lost ____________________ the area well.

  • Word Formation exercises (ushtrime mbi mënyrat e fjalëformimit)
Example:

Match the adjectives with the correct prefixes.                                            

A                                 B

Polite                           ir          _____________
Regular                        un        _____________
Known                        im        _____________  
Organized                               in         _____________
Formal                         dis       _____________

c)      Në temën me shkrim, nxëmësi duhet të jetë i aftë të prezantohet me punë të tilla si:


  • Email formal ose jo-formal
  • Letër formale ose jo-formale
  • Përshkrim
  • Ritregim
  • Përmbledhje
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts