Si të qëndroni të kthjellët e pa stres gjatë sezonit të provimeve.

Nisja e stinës së verës, për studentët është përballja me sezonin e provimeve. Ja disa këshilla, që do t’ju ndihmojnë ta kaloni pa pasoja muajin e qershorit (dhe gjysmën e korrikut)

1.Të shqetësoheni për sasinë që keni për të mësuar stimulon hormonet e stresit. I tillë është rasti i kortizolit, sasitë e larta të së cilit dëmtojnë përqëndrimin dhe ndikojnë në aftësitë për të mësuar. Provimet janë të rëndësishme, por vendosini në perspektivë.

2.Ushqimi është miku juaj dhe mund të rrisë performancën tuaj në provime. Ushqehuni me perime, mish, peshk dhe karbohidrate si oriz kaf dhe bukë. Shtoni dhe pak çokollatë dhe jeni në rregull.

3.Nëse dëshironi të qëndroni zgjuar, besojini kafesë.

4.Zbuloni se kur jeni më efiçentë në studim. Mos u mbysni nga ndjenjat e fajit, nëse flini, pasi fikni alarmin. Gjithashtu nëse mësoni më mirë vetëm, qëndroni vetëm. Nëse mësoni më mirë në grup, mobilizoni shokët që herët.

5.Mos qëndroni gjatë gjithë kohës mbyllur. Dilni në darkë, çdo dy netë, dhe gjeni kohën për ushtrime fizike. Përsëritja 24 orë në ditë nuk funksionon.

Bëni kujdes nga stresi. Sasi të vogla të tij ju rrisin produktivitetin, por mbajeni nën kontroll.
Me pak përqëndrim, do t’ia dilni ta kaloni edhe këtë sezon provimesh. Vera nuk është larg…

Burimi: The Guardian
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts