Shkenca Politike - Mundesite e punesimit

Studentët e diplomuar në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, marrin njohuri të fushave të ndryshme, sikurse mund të jenë ato juridike, historike, politike, ekonomike. Ata mund të punësohen në institucione dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, qeveritare dhe jo qeveritare që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushat e mësipërme. Si të tilla mund të mund të përmendim organizmat shtetërorë apo të shoqërisë civile që merren me çështjet juridike të mbrojtjes së të drejtave  të njeriut,
me aspekte të diplomacisë rajonale dhe më gjerë, si dhe me aspektet integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ku mund të punosh pas studimeve
  • Nëpunës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Punës e Çështjeve Sociale
  • Specialist në Bashki e Komuna
  • Kërkues shkencor pranë institucioneve/instituteve kërkimore
  • Kërkues shkencor pranë instituteve, institucioneve apo organizatave.
  • Nëpunës pranë Ministrisë së Integrimit
  • Gazetar që mbulon fushën e politikës
  • Nëpunës në të gjitha institucionet publike pranë zyrës së marrëdhënieve me jashtë
  • Konsulent i pavarur për analizën e riskut në fusha të ndryshme
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts