Mbrëmja e maturës po afron. Ja 6 arsye pse duhet të shkoni vetëm

Mbrëmja e maturës po afron dhe akoma nuk keni vendosur në qoftë se do të shkoni  apo jo? Bëni zgjedhjen e duhur, shkoni, por mos zgjidhni asnjë partner, shkoni vetëm. Në qoftë se merrni një partner/e në mbrëmje duhet të shoqëroheni me të gjatë gjithë natës. Por në qoftë se shkoni vetëm atëherë do të jeni të lirë të veproni dhe të kënaqeni siç dini ju.

 Mund të kërceni me kë të doni
Kur shkoni në mbrëmjen e maturës vetëm, e gjithë pista e kërcimit është e juaja dhe nuk ju duhet ta ndani me dikë  me “pahir”. Së dyti, mund të kërceni me kë të doni (sigurisht, pa u “vjedhur” të tjerëve partneret).
a8b04280-eaee-0133-243f-0e1b1c96d76b

Mund të kalosh më shumë kohë me miqtë e tu 
Pas shumë vitesh, edhe gjimnazi po mbaron dhe do të jetë e vështirë të jesh në kontakt me ata me të cilët kaloje pothuajse tërë ditën. Prandaj, duke kaluar më shumë kohë me miqtë tuaj dhe duke u kënaqur ashtu siç doni, kujt i duhet një shoqëruese?
00681490-eaef-0133-800f-0e31b36aeb7f

Mund të flirtoni me kë të doni
“Ndriçimi” juaj nuk mund të mungojë në mbrëmjen e maturës. Veshur bukur, me tërë aksesorët e nevojshëm dhe gati për “gjueti”! Do të ishte ndryshe nëse do të kishit një partner/e… “gjuetia” do të ishte e ndaluar.
7bd07f60-eaed-0133-243d-0e1b1c96d76b

Nuk ju duhet të koordinoni veshjet
Koordinimi i veshjeve është kaq i sikletshëm! Prandaj pjesa më e bukur e të shkuarit vetëm në mbrëmjen e maturës është se nuk duhet të ecësh në “tapetin e kuq” përkrah dikujt që është veshur si ti, por në versionin e gjinisë tjetër.
78e84780-eaee-0133-2439-0e1b1c96d76b

Mund të shkosh e të ikësh kur të duash
af9f3760-eaed-0133-243e-0e1b1c96d76b
Pra, po shkon vonë në mbrëmje? Pa problem!
E gjitha po kthehet në diçka të kotë e jo tërheqëse? Mund të largohesh kur të duash. Axhenda jote të mban vetëm ty dhe askënd tjetër, që do të thotë që nuk të duhet të mbash përsipër presionin e të qëndruarit në mbrëmje edhe nëse nuk të pëlqen.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts