Keshilla per te qene i motivuar

“Kaq shume ambicje por te pamotivuar”.

Nje nga kengetaret me te njohura amerikane, Taylor Swift, në numrin e fundit të revistës Vanity Fair tha : “ Jam lloji i atyre personave që duhet të punoj shumë për të arritur maksimumin – më duhet të shpenzoj vite që t’ia dal mbanë. Duhet të praktikohem cdo ditë që të jem e mirë në kitarë. Më duhet të shkruaj 100 këngë para se të tjerët të shkruajnë një këngë të mirë.”

Është mjaft inkurajuese të dish se si dikush që ka fituar 7 cmime Grammy, dhe mbi të gjitha artiste femër, të punojë kaq shumë. Nuk ndodhi sa hap e mbyll sytë. Iu desh shumë përpjekje për të arritur aty ku ajo është sot. Të punosh shumë është një lloj udhëtimi, përfundimi i së cilës është i mrekullueshëm.


Na duhet kaq pak, dhe mundësisht gjëra nga më të zakonshmet e të rëndomtat, për të arritur aty ku ne duam të shkojmë. Por ndonjëherë është  paksa e vështirë për të qëndruar të motivuar. Ja disa këshilla për të mos humbur motivimin:

• Fli mjaftueshëm – të paktën 8 orë për të pasur një ditë aktive.

• Pasi zgjoheni, bëni dush – i cili do ju ripërtërijë dhe do ju bëjë automatikisht të ndiheni gati për ta

përballuar ditën plot energji.

• Ha një mëngjes të mirë – është vakti më i rëndësishëm i ditës.

• Puno në një vend të pastër. Shmang rrëmujat.

• Nëse po punon për të arritur një qëllim të madh, fillo të menaxhosh kohën në mënyrë që të

besosh se vërtetë do e arrish.

• Bëj një ‘checklist’ (listë gjërash se cfarë do të bësh gjatë ditës). Është gjithashtu e këshillueshme

të shënosh me kryq gjërat që kryen. Sa më shumë të shënosh me kryq, aq më shumë gjëra të

tjera kërkon të bësh. Do ju shtyjë të kryeni detyrim pas detyrimi. Kur dita mbaron, ndjen kënaqësi

kur sheh se ke ‘shlyer të gjitha detyrimet’. Nuk ke pse ndihesh keq edhe se si ke plotësuar të gjitha.

Kjo do të shërbejë si mësim për ditët e tjera.

• Mos u mundo të zgjidhësh punë të ndryshme në të njëjtën kohë. Kjo do t’ju corodisë.

• Përpiqu të bësh dicka që të lumturon – mund të jetë e vështirë, por nuk do t’ju duket dhe aq

nëse vërtet e doni atë çka bëni.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts