Homeri "ILIADA"- ANALIZE

TIPARE TE KRIJIMTARISE
Vepra e Homerit daton ndërmjet shek VII – VIII(Ngjarja ka ndodhur 1-2 shek me parë )
Vepra në brëndesi ka edhe shtresëzime kohore(Ka përshtatje dhe ndërfutje te elementeve të heronjve të epokave te ndryshme.)
Titullohet si një pasqyrë e epokës përsa I përket :
-Mënyres se jetesës (Jeta mes bujqësise ,blegtorise,zejtari )
-Marredheniet midis njerëzve (Nderi ,Fisnikeria,regjimi skllavopronar)
-Tablosë se rendit fisnor ne periudhën e shperbërjes se tij.
-Luftrat e vazhdueshme për pasuri dhe zgjerim te mberterve

- Shihet rruga drejt së ciles shoqeria .
-Shpaloset ideali I epokës (Ideali më I lartë për njeriun ështe lavdia dhe trimëria në fushën e luftës për të mbrojtur atdheun,familjen,nderin.)
-Në mënyrë indirekte nxjerr fuqinë shprehëse dhe artistike te kohes(Përshkrimi I fuqishem, duke u kthyer keshtu në tregues te nje kulture te gjare te kohes.)
Veprat kane aksion . Quhen poema epike.
Personazhet me ane te zgjedhjeve të tyre paracaktojnë fatin e tyre Fundi eshte tragjik .Kjo I jep vepres frymë epiko –dramatike.
Homeri ëhte poeti më I madh dhe I pari që thuri një tragjedi.(Platoni)
ILIADA
1) Vepra ka frymë thellesisht epike.(Ka ndërhyrje të përshkrimit ,por ky përshkrim behet nga personazhet duke e shmangur frymën e brendshme.)
2) Subjekti merret nga cikli I legjendave heroike mbi luften e Trojës ,ndërmjet grekëve dhe trojanëve.
3) Nga kjo legjende merren vetem 51 ditët e fundit.
4) Në qendër ngrihet ,zemerimi I Akilit ,që ështe terhequr nga lufta dhe qëndron I vecuar ,sepse Agamemnoni ka rrëmbyer atij skllaven e bukur Brisedë që heroi e donte aq shumë.
5) Këndo ,hyjneshë,mërine e Akil Pelidit, që shume hidhërime e kobe akejve u solli.
6) Luftën e përgjakshme që bëne grekët për të plackitur Trojën aty nga fundi I shek XII , fantazia e poetit e ka shndërruar në një lufte për te rivëne ne vend nderin e cënuar nga Paridi I cili “grabiti” Helenën e bukur
7) Përdoret “vonesa” .Ngjarjet rrjedhin perpara dhe drejt(Sipas arsyes dhe pa thyerje kohore.)
(Vecori e stilit epik).Disa herë përshpejtohet në të rrëfyer disa herë ngadalësohet (Ngadalësohet në momentet ku ka ngjarje dytësore )
a) Krijohet një shkrirje midis botes njerëzore dhe botëshyjnore.(Perëndite levizin nga lart poshtë ndonjehere edhe duke bere cudira .Aferdita)
b) Rrëfimi bëhet I besueshëm (Art I fuqishëm estetik dhe realist ) (Përshkrimi bëhet nga personazhet ,rrëfyesi shmanget )
c) Personazhet dhe heronjte duhet te bëhen sa më monumnetale (Epikë) dhe sa më të afërt .(Prandaj Perdoren epitet e fuqishme si psh :
1. Akil Hyjnori,kembeshpejti;Atena sykaltra;Odise mendtaku;Menela zëmadhi;Hektor lavdimadhi,I ndritëshmi,Paridi mashtrues grash, Helenë krarëbardhe;Hëere mendjezeza;Prijam gojëmbli ;Ares gjykatari;Eos(Agimi) gishtatrëndafili.
2. Zeusi (Kryeperendia qe ka ne dorë fatin e njerëzve dhe të përendive ka epitete si : mrrufehedhes,mizor etj..(Obskurantizmi –paralajmerohet)
ANALIZE E PERSONAZHEVE
Karakteret e tyre jane te fuqishem dhe te derdhur ne bronx”
1) Akili – Ngrihet ne majën e piramidës dhe dallohet nga te tjerët.Gjysmëperendi dhe gjysmënjeri ai perfaqëson idealin e epokes homerike (Qenie e cila deshmon aftesi te trimerise ,I sherben atdheut dhe I patrembshëm).Ai nuk trembet nga asgjë.Përkundrazi ne momentet kur vdekja I qëndron ne krye ai sulet mbi te (armikun).I rreptë ,gjakatar por me një zemër te butë dhe te ndjeshme.Ai derdh lotë kur Priami I lutet për trupin e Hektorit.
2) Hektori-Ai qe I përngjan më shumë Akilit për nga guximi dhe trimëria.Ai udhëhiqet nga dashuria e tij per atdheun.Hektori eshte me I plote se Akili ne raport me respektin qe ai gezon per njerëzit dhe per familjen e tij.I martuar ,I matur ,I dhembshur I baba, bashkëshort besnik ,I ndjeshëm ndaj problemeve qe kanë te tjerët.Por perseri Akili eshte ideali I epokes homerike …. Pse ?
3) Agamemnoni ,Menelau,Diomedi,Ajaksi– Sundimtari kryeneç dhe despot po edhe trim .
4) Helena-Simbol I bukurise se persosur hyjnore .Ndryshon gjendje nga fillimi ne fund.Pasioni I dashurisë për Paridin shndërrohet ne neveritje për të pas largimit te turpshëm nga fusha e betejës te Paridit.Pendohet per veprimin e bere (Largimin nga Menelau.)
Përshkruhet nga pleqtë trojanë si :
Panë Helenën që po vinte për s’largu
Sa shpejt nën zë mes tyre zun’ te thoshin:
Nuk duhen sharë për besë Trojanë e Akej –
Që për këte grua hoqën aq mundime
Vite me rradhë;me te vërtetë perqaset
Për bukuri me zonjat përendesha.
5.) Andromaka – është mishërim I besnikërise bashkëshortore .Shpalos virtytet morale te larta si :
Nëne,grua,bijë .Skenat qe e tregojnë këtë jane skenat e ndarjes nga I shoqi ,Hektori dhe vajtimi I saj mbi trupin e Hektorit te vdekur
1. Tragjedia antike
2. Pak per tragjedine: Eshte lloj i gjinise dramatike (+komedia; + drama).
3. Ndryshe nga gjinia epike dhe lirike, eshte organizuar qe nga forma e jashtme ne replika te personazheve dhe aksioni qe ne gjinine epike rrjedh perpes narratorit, ketu vjen permes fjales se vete personazhit.
4. Sikurse gjinia epike ka aksion, fabul e subject, por mungon narracioni.
5. Ndryshe nga ajo, mungon narrator (zeri i brendshem) dhe eshte present autori (kryesisht ne fjalet mes kllapave,per te orientuar regjisorin e skenaristin ne venien ne skene te saj).
6. Narracioni (pershkrimi i personazheve, i situates dhe ambientit etj), sillet nga vete personazhet perms dialogut dhe monologut.
7. Aksioni eshte i shpejte dhe konflikti eshte i ashper , ndryshe nga konflikti e aksioni ne gjinine epike qe vijne me te shtruar, pasi emocionin e lexuesit e ushqen edhe narracioni.
Dallimet brenda llojit
Tragjedia ka specifiken e vet;
12
Konfliktet jane tragjike , d.m th te pazgjidhshme (ndryshe nga komedia – komike / luftohet vesi ,
jo mbartesi i tij, si dhe nga drama –dramatike /jane konflikte shoqerore, qe kryesisht gjejne
zgjidhje)
Eshte lloji me i hershem dhe subjekti lidhet me probleme te medha universale (ceshtje te virytit
dhe vesit; sacrifices ne emer te njerezimit, luftes per ideale te medha)
Heroi kryesor eshte tragjik (perfundon me vdekje / pasi ai ndeshet me forca numerikisht te
pabarabarta dhe shpesh vetsakrifikohet. (ndryshe nga komedia - konflikt komik, apo nga drama
– dramatic / heroi kryesor i drames edhe mund te vdese, por kjo eshte zgjidhje e autorit, pasi
gjithe linja e aksionit ne drame nuk te con detyrimisht ne vdekjen e heroit)
Gjuha e tragjedise eshte e stilit te larte, madje ne tragjedine e antikitetit stili ndryshon nga Eskili,
tek Sofokliu e me pas te Euripidi. Kjo perkon edhe me subjektet e tyre.
Sikurse tek poezia epike edhe tragjedia heronjte dhe figurat e personazheve i merr nga
mitologjia, por ndryshe nga epika , nuk i kendon bemave te heronjvelegjendare ne lufte; por
pasqyroi ndeshjet psikologjike dhe vuajtjet e tyre ne nje rrafsh njerezor dhe lidhur ngushte me
problemet e medha politike, shoqerore dhe filozofike te kohes.
Poeti epic ngrihej mbi ngjarjet dhe heronjte , duke i veshtruar ata nga lart si sodites i paanshem,
kurse poeti tragjik shkrihej dhe behej nje me shqetesimet dhe gezimet e heronjve, duke
shprehur qendrimin e tij here permmes korit, here perms fjaleve te vete personazhit.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts