ESE: "Te ikesh do te thote te vdesesh nga pak "

.-Domethene kaq ishte? -i fliste ai gotes qe mbante nder duar pasi e ktheu me fund. Kushedi e sata gote ishte qe ndiqte fatin e paraardheses se saj. Mori shisheb edhe u mundua te derdhte piklat e fundit te saj ne goten pasardhese,por pikla nuk kishte.E rrokullisi edhe kete ne tavolinen e drunjte ku tanime gjendeshin edhe te tjera shishe si ajo,bosh!.Terhoqi kapoten e tij nga karrigia ,e veshi e iu drejtua deres se lokalit ose me sakte te tavernes ne te cilen ndodhejMe te ecuren prej te dehuri nuk mungoi as perplasja me ndonje tavoline tjeter te drunjte.Doli jashte ne te ftohte.
Ne ate te ftohte qe iu perplas ne fytyre sapo hapi deren. Nuk i interesoi ky detaj,as qe edhe rruga ishte mbuluar nga bardhesia e debores. Ishte nen efektin e vodkes,ajo zoteronte mendjen e tij,e kishte nxehur. Pa njeher perreth e nuk po e kuptonte se ku ndodhej..-Ne djall te shkoji-tha me vete.-asgje sme intereson. Madje edhe nese vdes ketu ne mes te asgjekundit ku askush s'me njeh. Uroj te me bejne nje varr te bukur. Te vene edhe fotografine time qe mbaj ne portofol.Oh jo jo,jo ate fotografine ku gjendemi te dy,ohh ate jo.E di sa here e shikoj ne dite ate foto? Me mijera here,aq sa edhe gjumi me ze me te ne duar.Qekur vendose te ikesh ,une kam fotografine. Ja nxjerr asaj inatin. E di c'ka bera njehere.? Pardje ishte kur shkova te kontrolloja per ty tek vendi yne i fshehte se kurrkund nuk te gjeja . Lexova edhe letren qe me kishe lene ." Po iki ! Mos pyet pse.Nuk pyeta as nuk qajta e di? U tregova i forte ,ashtu sic ti me thoje gjithmone.Nxorra fotografine nga portofoli mora gersheret e te preva ty. E hodha ne toke , e shkela me kembe e pastaj drejt e ne kosh,por anashkalova nje detaj. "Po qaja , edhe pse s'doja e kisha bere. Po qaja,ndjeja frymen te me merreh e ika nga ai vend ku besoj se do kem ardhur ne kete tavernen qe sapo lashe pas . I ktheva disa gota ,vodka ,me pijen tende te preferuar e kue nxorra leket per te paguar llogarine, fotoja jote mungonte. Nuk ja dola te beja moskokecaresin. Erdha dhe mora foton tende te prere ne kosh. Tani hodha veten ne kosh e ty te vendosa ne portofol.Kane kaluae vetem tre dite qe ate dite. Tre dite pa te pare ty , pa te puthur , pa te ndjere aromen. 3 dite pa jete. 3 dite qe mungesen tende e mbush me alkool. Un pi per t'u dehur. Dehem per te mbushur mungesen tende sepse une e di qe te ikesh do te thote te vdesesh nga pak. Jam i sigurte qe ti nuk po vdes se ndryshe nuk ikje. Di qe une vdiqa kur ti ike.E sheh tani pse them jetoj kot???..
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts