ESE: "Sistemi arsimor ne Shqiperi"

Nqs do me duhej ta perkufizoja me ndonje fjale sistemin tone arsimor ajo do te ishte: nje lemsh I vertete qe I ngjat rrjetave te merimanges, apo kabllove elektrike qe duken kudo sa hedh syte lart.
Ndoshta, mund te mendohet se nuk jam objektive ne kete qe po them, por do ishte nje perceptim I gabuar te mendohej keshtu.

Seriozisht, une nuk besoj dhe nuk do te bindem kurre qe nje note tregon njohurite e tua. Pse? Sepse nuk eshte e vertete. Pse nuk eshte e vertete? Sepse nota nuk eshte njesi matese e dijes, ajo thjesht mundohet te testoje kujtesen tone ne nje fare menyre. E terthortesisht, ne(studentet). Por, ne nuk perfaqesohemi nga nje note, mirepo realisht & aktualisht identifikohemi me to apo me shprehjet non-sense te tipit "nxenes I mire" apo "nxenes I keq". Them keshtu sepse nuk ka nxenes te mire apo te keq, ka nxenes me me shume vullnet dhe me me pak vullnet, ka nxenes qe stimulohen me shume per te arritur rezultate e te tjere me pak, e keshtu me rradhe mund te vazhdohet pafundesisht.
Te kthehemi pastaj tek mesuesit, te cilet jane nje nder shtyllat e arsimit. E vleresoj punen e tyre te lodhshme ne klasa te mbingarkuara dhe pa infrastrukturen e duhur per te zhvilluar procesin mesimor, mirepo do ishte mire qe seleksionimi I mesuesve te brezit te ri te ishte me perzgjedhes duke marre parasysh ketu abuzimet me detyren dhe pushtetin e disa individeve te cilet nuk jane te denje per vendin qe kane. Mesuesit, realisht nuk na mesojne ne ato qe dime, por na mesojne sesi te mesojme. Dhe duhet te jene te afte per kete dhe psikologe te mire qe te mos I ndrydhin studentet e tyre.
Klasat jane te mbipopulluara, karriget gjithmone te pamjaftueshme, shkumesat qe nje here jane e nje here s'jane... te mos flasim per tualetet pastaj qe jane kthyer ne vatra infeksionesh ne te cilat nuk mund te hysh per te miren e shendetit tend.
Praktika? Sbehet pothuajse fare. Laboratoret(shumica) jane jashte perdorimit, pa mjetet e duhura, jofunksionale, ne sallat e informatikes, mungojne kompjuterat, ose pjese te kompjuterave ose interneti, ose te gjitha bashke. Te mos flasim pastaj per librat, njohurite e te cileve mesohen ne menyre mekanike pergjithesisht dhe jo per te pasuruar dijen, por per te pasuruar certifikaten e notave. Sepse vetem nota ka rendesi mesa duket.
Shpresoj vertet qe nje dite gjithcka te ndryshoje, e qe kjo dite te mos jete e larget, por qe kjo te ndodhe ne nuk duhet t'i lejojme padrejtesite qe ndodhin cdo dite para syve tane, derisa nje dite ato te rreshtin se ekzistuari.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts