Degët më me vlerë të universitetit

Me gjithë rritjen e pagesve të shkollës dhe ndryshimin konstant të tregut të punës, dega që një student zgjedh është më e rëndësishme se kurrë. Ajo vendos për një jetë të suksesshme ose një jetë me borxhe.

Por, cilat janë degët, të cilat nëse do i përfundoni me sukses, do t’ju ndihmojnë të kapni një vend të mirë pune?

Një studim amerikan ka dalë në këto përfundime:
Në vend të parë renditet inxhinieria biomjekësore.
Ajo ka mundësi të mira punësimi kudo në botë. Degët e inxhinierisë zënë 1/3 e të gjitha degëve në listë. Në vend të katërt renditet inxhinieria e softuerëve, në vend të pestë inxhinieria mjekësore, në vend të gjashtë inxhinieria civile, në vend të nëntë inxhinieria e naftës. Këto nuk janë degë të lehta. Janë shumë të vështira e të lodhshme, por kërkesa për specialistë të tillë është shumë e lartë, duke rritur kështu edhe pagën.

Matematika dhe shkenca të tjera të ngjashme me të zënë vendin e tyre në këtë listë. Biokimia renditet në vend të dytë, shkencat kompjuterike në të tretin, matematika e aplikuar në të dhjetin, matematika në vend të 11, fizika në vend të 14-të dhe statistika në vend të 15-të.  Kërkesa edhe për to është e lartë dhe pozicionet janë të mirë paguara. Sipas studimit, ata që merren me statistikë dhe që janë në gjendje të lexojnë grafiqe e të parashikojnë trende dhe sjellje kanë paga shumë të larta.

Nga ana tjetër, punët më të keqpaguara janë ato të mësuesve, punonjësve social, kuzhinierëve, trajnerëve, studuesve të fesë dhe edukimeve speciale.

Burimi: Forbes
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts