Zgjedhjet në universitete, FITUESIT

Ndonëse rezultatet ende nuk janë shpallur zyrtarisht, numri i votave të grumbulluara ka nxjerrë tanimë fituesit në postet drejtuese në universitete.

Ajo që vihet re mes emrave të fituesve është se ata që kanë qenë rektorë dhe nuk u lejohet një tjetër mandat janë zgjedhur si dekanë, ose e kundërta; ata që kanë qenë dekanë janë sot rektorë.

Univeristeti i Tiranës do të drejtohet nga ish-dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Koni, ndërkohë që ish-rektori Dhori Kule zbret në postin e dekanit të Fakultetit Ekonomik, post të cilin e ka mbajtur para se të bëhej rektor. 


Universiteti i Mjekësisë do të drejtohet ndërkohë nga rektori Arben Gjata, i cili e mbante këtë post si rektor i komanduar. Ndërkohë, dekan i Fakultetit të Mjekësië është zgjedhur ish-zv.dekani Xheladin Draçini.

Ndërkohë janë shtyrë zgjedhjet për dekanin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore. Tatiana Nurka, e cila kandidonte e vetme dhe sipas regullores duhej të merrte 50% + 1 votë, këtë shumicë nuk e ka arritur. Për këtë post do të votohet sërish pas dy javësh.

Në postin e rektorit në Universitetin Politeknik është zgjedhur prof.dr. Andrea Maliqari, i cili deri më tani ka qenë dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Ndërsa ish-rektori Jorgaq Kaçani është zgjedhur dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Në Universitetin e Arteve rektor pothuajse është bërë një ndërrim postesh, edhe pse me votim. Ky universitet do të drejtohet tanimë nga prof.dr. Kastriot Çaushi, i cili deri më tani ka qenë dekan i Fakultetit të Artit Skenik, ndërsa ish-rektori Petrit Malaj tanimë ka zbritur në gradën e dekanit të këtij fakluteti.

Univeristeti i Tiranës
Mynyr Koni, rektor
Valentina Duka, dekane e Fakultetit Histori-Filologji
Dhori Kule, dekan i Fakultetit Ekonomik
Edmond Rrapi, dekan i Shkencave Sociale
Spiro Drushku, dekan i Shkencave të Natyrës
Artan Hoxha, dekan i Fakultetit të Drejtësisë
Artur Sulo, dekan i Gjuhëve të Huaja

Universiteti i Mjekësisë
Arben Gjata, rektor
Xheladin Draçini, dekan i Fakultetit të Mjekësisë
Edita Xhajanka, dekane e Stomatologjisë

Universiteti Politeknik
Andrea Maliqari, rektor
Jorgaq Kaçani, dekan i Inxhinierisë mekanike
Vladi Koliqi, dekan i Teknologjisë së Informacionit
Ligoraq Nikolla, dekan i Inxhinierisë Matematike
Gezim Hasko, dekan i Inxhinierisë së Ndërtimit
Vasil Jorgji, dekan i Inxhinieri Gjeologjisë
Fatos Hoxha, dekan i Gjeoshkencave

Universiteti i Arteve
Kastriot Çaushi, rektor
Petrit Malaj, dekan i Artit Skenik
Ardian Isufi, dekan i Arteve të Bukura
Isak Shehu, dekan i Muzikës

/ Top Channel
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts