XHON ROKFELER: "PERSONI QË PUNON TËRË DITËN NUK KA KOHË TË BËJË PARA"

Vetë emri i Xhon Rokfeler është sinonim për pasuri dhe sukses. Ai ka krijuar pasurinë e tij duke filluar nga asgjëja, pastaj gjatë jetës gradualisht ka dhuruar një pjesë nga pasuria për qëllime humanitare.

Këto janë disa nga rregullat e tij për jetë që i kanë ndihmuar të arrijë aq shumë dhe të jetë aq i suksesshëm.
Qëllimi në jetë dhe në biznes le të jetë shndërrimi i katastrofës në mundësi.

Mos kini frikë nga shpenzimet e mëdha, por nga fitimi i vogël.

Personi që punon tërë ditën nuk ka kohë të bëjë para.

Mirëqenia juaj varet nga vendimet e juaja.



Nëse qëllimi juaj i vetëm është të pasuroheni, atëherë asnjëherë nuk do ta arrini këtë.

Miqësia e bazuar mbi biznesin është më e mirë sesa biznesi i bazuar mbi miqësinë.

A e dini çfarë është kënaqësia ime më e madhe? Kur arrijnë dividendat.

Krahas veprimeve të duhura, më e rëndësishmja është t'ua bësh me dije njerëzve që je duke vepruar në mënyrën e duhur.

Më parë do të punësoja njeri me entuziazëm sesa njeri i cili di çdo gjë.

Menaxhmenti i mirë përbëhet nga ajo që t'u tregoni njerëzve mesatar se si ta kryejnë punën e njerëzve që janë shumë më superior se ata.

Këmbëngulëshmëria do t'ju ndihmojë të arrini çdo gjë, pa marrë parasysh se a është e drejtë ose jo, e mirë ose e keqe.

Mos kini frikë të hiqni dorë nga e mira për të kaluar në të shkëlqyerën.

Mund të jepni llogari për çdo milion të fituar, përveç për atë të parin.

Ndërtoni reputacion i cili do t'ju shërbejë në dobinë tuaj.

Aftësia të përballeni me njerëzit është mall që shitet si sheqeri dhe kafeja. Edhe unë do të paguaja më tepër për atë aftësi.

Mendoj që nuk ekziston aftësi më e rëndësishme për suksesin sesa këmbëngulshmëria. Ajo tejkalon pothuajse çdo gjë, madje edhe natyrën.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts