Njoftim për plotësimin e Formularit A1Z nga të gjithë kandidatët që nuk kanë detyrime në Maturën Shtetërore

Plotësimi i Formularit A1Z, në Portalin Matura Shtetërore 2016, do të kryhet në periudhën 03 maj-06 maj 2016,sipas kalendarit të mëposhtëm, të publikuar nga AKP.
Të gjithë ata kandidatë, që kanë mbaruar Maturën Shtetërore përpara vitit 2016 dhe nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë provimet e Maturës Shtetërore dhe që dëshirojnë të aplikojnë më pas në programet e studimit në IAL publike apo private, duhet të plotësojnë Formularin A1Z online.  
                               
Qëllimi i këtij formulari është plotësimi i databazës së të dhënave të kandidatëve, që më pas do të aplikojnë për pranim në Institucionet e Arsimit të Lartë (publike dhe private) për vitin akademik 2016-2017. Aplikimi i kandidatëve për programet përkatëse të studimit do të kryhet në një periudhë që do të përcaktohet në vijim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Plotësimi online i Formularit A1Z, për kandidatët  e sipërpërmendur, bëhet në shkollat ku ata kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.
Procesi i plotësimit të Formularit A1Z do të ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për futjen e të dhënave shkollore të tre viteve të arsimit të mesëm.

Kujdes: Kandidatët të cilët aplikojnë për në IAL gjatë këtij viti akademik (2016-2017) nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në ndonjë program studimi në asnjë Institucion të Arsimit të Lartë gjatë periudhës së aplikimit.

Plotësimi on-line i formularit A1Z do të realizohet nëpër DAR/ZA sipas planit kalendar të mëposhtëm:
Aplikimi me Formularin A1Z (Maturantët përpara vitit 2016)
Datë
Aplikuesit në Qytetet
03.05.2016
Tirana Qytet
Tirana Qark
Durrës
Kavajë
Krujë
Kamzë
Mirditë




04.05.2016
Tirana Qytet
Tirana Qark
Dibër
Vlorë
Gjirokastër
Peqin
Gramsh
Librazhd
Sarandë
Skrapar
Përmet
05.05.2016
Elbasan
Korçë
Pogradec
Kolonjë
Devoll
Berat
Kuçovë
Kurbin
Kukës
Mat
Delvinë
06.05.2016
Fier
Mallakastër
Tepelenë
Lushnjë
Shkodër
M. e Madhe
Pukë
Lezhë
Bulqizë
Has
Tropojë
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts