ARSYET PSE PËRTACËT KANË MË TEPËR GJASA PËR TË ARRITUR SUKSES

Disa njerëz janë përtac, e të tjerë aspak. Jemi të mësuar që përtacinë ta llogarisim si diçka të keqe, por çfarë nëse nuk është ashtu?

Historia na jep më tepër shembuj ku përtacët bëhen të suksesshëm. Këtu janë rrëfimet për Vinston Çerçillin, Albert Ajnshtajnin, Isak Njutnin, Pikason, Mendeleevin etj. Për çfarë arsye kanë përtacët më tepër gjasa të bëhen të suksesshëm?

Ata janë inovativ


Përtacët janë shumë kreativ kur vjen deri tek organizimi i punës së tyre. Ata nuk humbasin kohën për gjëra të panevojshme. Punëtori përtac gjithmonë do të gjejë mënyrë se si të optimizojë dhe automatizojë çdo gjë që përsëritet gjatë punës sepse nuk ekziston asgjë që më tepër e nervozon atë se puna monotone.


Ata janë sipërmarrës

Shpesh, përtacët kanë shumë die dhe projekte sepse mendja e tyre nuk është e mbushur me mendime dhe përgjegjësi të tepërta. Ata mendojnë në kategori të ndryshme. Për ta është e rëndësi që procesi të mos jetë i bezdisshëm dhe të garantojë rezultate në fund.

Ata janë më të relaksuar


Përtacët nuk shpejtojnë dhe nuk kërcejnë nga njëra gjë në tjetrën. Ata e planifikojnë kohën dhe përfundojnë çdo gjë (edhepse në afatin e fundit). Të tjerët bëjnë panikë dhe nuk i përkushtohen krejtsisht punës.

Ata i dinë qëllimet e tyre


Përtacët kanë prioritete dhe dinë të përqëndrohen në qëllimet e tyre dhe jo në qëllimet që dikush tjetër ua imponon. Ata thjesht janë tepër përtac për tju kushtuar vëmendje prioriteteve të njerëzve tjerë.

Ata duhet të jenë të mençur


Nevojitet shumë mund të një person të mbetet përtac në vendin e punës. Duhet të gjeni mënyrë që të mos punoni asgjë një kohë, dhe pastaj ti kryeni të gjitha detyrat përnjëherë.Njerëzit e mençur dhe përtac janë punëtorët me efektiv në çdo kompani.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts