PSE SHËTITJET NË MAL DUHET TË JENË PJESË E ARSIMIT SHKOLLOR?

Kujtoni ndjenjën kur nënat tona na thërrisnin në shtëpi pas luajtjes së gjatë tërë ditën. Të nesërmen, përsëri mblidheshim jashtë dhe luanim. Ishim fëmijë dhe nuk kishim smartfona, por kishim fëmijëri. Sot, me mijëra shokë në rrjetet sociale, fëmijët janë mjaft të vetmuar.
Pse fëmijët duhet të nxiten të merren me alpinizëm ose aktivitete të ngjashme në shkollë ose nga ana e prindërve?

Në mal të gjithë janë të barabartë

Atje nuk ka vend për simbole të statusit. Pas qëndrimit në natyrë, shoqëritë nuk maten sipas telefonave, por sipas asaj se kush kujt ia ka zgjatur dorën për ta kaluar shkëmbin.

Lidhjet shoqërore bëhen të pandashme



Kujtoni ndjenjën kur për herë të parë në oborrin shkollor dikush na afrohet për të na folur ose për të na ofruar ushqim. Kjo ndjenjë e gëzimit është ende më e madhe tek fëmijët kur në mes të ditës ndahet ushqimi dhe uji dhe kalohet mundi i njejtë për të arritur qëllimin.

Fëmijët mësohen të përballen me pengesat në jetë


Kur i kalojnë kufijtë fizik me çanta në kurriz për të arritur qëllimin, këtë do të dinë ta zbatojnë edhe në jetë. Me sfidat malore më të vështira, ata do të arrijnë ti tejkalojnë edhe sfidat e jetës.Do të bëhen më të përgjegjshëm

Alpinizmi kërkon disiplinë të trupit dhe të mendjes. Në vend se të flenë deri në mesditë gjatë fundjavës, ata do të mësohen të ngrihen herët dhe ta shfrytëzojnë ditën si duhet.

Do të jenë më të shëndoshë

Alpinizmi është një ndër aktivitetet më të shëndetshme fizike, edhe atë në natyrë. Me alpinizëm mund të shpenzohen nga 350 - 800 kalori në orë.

Do të bëhen më të gjendshëm

Me sfidat e shumta, fëmija do të mësojë se si të gjendet në situata të papritura dhe se si të orientohet në natyrë. Përveç kësaj, kështu do të ngritet vetëdija për ruajtjen e natyrës.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts