Pranimet në vitin akademik 2016-2017 ne FAU

Në vitin akademik 2016-2017, pranimet do të bëhen sipas kritereve të mëposhtme:
  • Kriteri i pranimit në të gjitha programet e studimit të ciklit të parë ose programet e integruar të ciklit të dytë në UPT, do të jetë mesatarja e shkollës së mesme mbi notën 6.
  • Modalitetet e renditjes së kandidatëve do të bazohen në mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme, llojin e shkollës së mesme të ndjekur dhe notat në lëndët specifike.
Renditja e kandidatëve për ndjekjen e programeve të studimeve në FAU do të bëhet sipas formulës:

(0.7 x Nota mesatare + 0.3 x [Mes. Matematikë + Mes. Fizikë + Mes. Kimi] / 3 ) x Koef. Shkollës
ku:
  • Nota mesatare: Nota mesatare e të gjitha viteve të shkollës së mesme
  • Mes. Matematikë, Mes. Fizikë, Mes. Kimi: Nota mesatare e këtyre lëndëve në të gjitha vitet e shkollës së mesme
  • Koef. Shkollës: Koefiçienti i shkollës që varion nga 1.0 – 1.4, sipas llojit të shkollës së mesme i përcaktuar sipas tabelës së koefiçientëve (për gjimnazet = 1.4)
Renditja e kandidatëve sipas kriterit të mësipërm dhe kuotat për çdo program studimi do të përcaktojnë kandidatët fitues.
Për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, parakusht për pranimin është njohja e dokumentuar e një prej pesë gjuhëve të huaja, sipas përcaktimeve të udhëzimit Nr. 52 dt. 03.12.2015 të MAS.
Në vitin akademik 2016-2017 në FAU janë parashikuar të fillojnë studimet 210 studentë të rinj nga Shqiperia, në degët:
  • Master i Shkencave në Arkitekturë, Profili Arkitekt (program studimi i integruar i ciklit të dytë 5 vjeçar)
  • Master i Shkencave në Arkitekturë, Profili Urbanist (program studimi i integruar i ciklit të dytë 5 vjeçar)
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn*
Pranimet në vitet e mëparshme:
Rregullorja për procedurat e pranimit të kandidatëve në FAU për vitin akadmik 2014-2015 mund te shkarkohet me poshte:
Në vitin akademik 2015-2016 në FAU janë pranuar 210 studentë të rinj nga Shqiperia, përkatësisht:
  • 135 në degën Arkitekturë (pikët e të fundit në raundin e parë 6237.4)
  • 75 në degën Urbanistikë (pikët e të fundit në raundin e parë 6014.33)
Studentë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja:
  • 2 në degën Arkitekturë (1 Preshevë, 1 Bujanovc)
  • 2 në degën Urbanistikë (1 Preshevë, 1 Bujanovc)
Në vitin akademik 2014-2015 në FAU janë pranuar 220 studentë të rinj nga Shqiperia, përkatësisht:
  • 135 në degën Arkitekturë (pikët e të fundit në raundin e parë 6198.43)
  • 85 në degën Urbanistikë (pikët e të fundit në raundin e parë 5728.8)
Në vitin akademik 2013-2014 në FAU janë pranuar 245 studentë të rinj nga Shqiperia, përkatësisht:
  • 145 në degën Arkitekturë
  • 100 në degën Urbanistikë
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts