Zëvendësministrja Malaj bën publik udhëzimin për Maturën Shetërore

LEXO UDHEZIMIN - KLIKO KETU 

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, sot, gjatë një konference për shtyp, bëri publik udhëzimin e ri për organizimin dhe zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2016, duke theksuar edhe një herë se provimet e maturës shtetërore këtë vit do të jenë provime dalëse.
“Matura Shtetërore 2016 është një maturë dalëse, e cila përmbyll ciklin e plotë të studimeve parauniversitare duke vendosur një standard të ri. Gjithsej do jenë pesë provime dalëse, ku tre provime janë të detyrueshme dhe dy provime janë me zgjedhje. Këtë vit, në udhëzimin e ri, nuk do të ketë atë që është quajtur ‘formula’ e maturës shtetërore, për arsye se pranimet në universitete do të bëhen nge vetë universitetet, në mbështetje të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, pjesë e universiteteve”, u shpreh Malaj.

Zëvendësministrja shtoi se, këtë vit, Matura Shtetërore ka një pesha specifike, pasi niveli i notës mesatare dhe niveli i provimeve me zgjedhje, do të reflektohet në aplikimin e maturantëve për të hyrë në universitet. Gjithashtu, sipas saj, shumë i rëndësishëm është edhe formimi i grupimit të lëndëve, që universitetet do përcaktojnë për peshën specifike që ato do të kenë për maturantët.
“Ministria e Arsimit dhe Sportit, në kuadër të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, shumë shpejtë do të paraqes me Vendim të Këshillit të Ministrave, notën mesatare dysheme, e cila do të jetë pjesë e procesit hyrës në universitete, por kjo është faza e dytë, pas mbarimit të fazës së parë, që është faza e maturës dalëse”, u shpreh Malaj.
Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Malaj deklaroi se brenda javës tjetër do të publikohet edhe Rregullorja e Maturës Shtetërore, ku do të përcaktohen detyrimet e maturantëve, të drejtat e tyre dhe penalitetet për ta.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts