Si te rekrutohem ne FA ?

Rekrutimi ushtar/detar aktiv ne FANë kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës, rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për FA. 
Ushtritë e vendeve të NATO i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij problemi, në mënyrë të veçantë instrumenteve të përzgjedhjes dhe motivimit të tyre. 
Në kushtet e ndryshimit ligjor dhe strukturor ku koha e qëndrimit në shërbimin aktiv është rritur dhe ushtarët aktivë janë i vetmi burim për nënoficerët, rekrutimi i tyre ka një impakt të rëndësishëm mbi të ardhmen e FA. Përmbushja e kësaj kërkese kërkon që të rekrutohen shtetas me një profil cilësor, të aftë nga na fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor. Një gjë e tillë mund të arrihet nëpërmjet përsosjes së sistemit të përzgjedhjes dhe motivimit.

Rekrutimi për t’u bërë ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura duhet t’u ofrojë shanse të barabarta të gjithë shtetasve shqiptarë për mosdiskriminim për shkak të racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, përkatësisë fetare, vendbanimit si dhe pagës përfitimeve dhe kompensimeve të tjera sipas veçorive të shërbimit ushtarak.
Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve do të jenë transparente dhe të dokumentuara. Për të rritur transparencën, procedurat, kriteret, udhëzimet, rregulloret e testimeve dhe lista përfundimtare e rezultateve të testimit do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të Forcave të Armatosura dhe do të përmirësohet mënyra e zhvillimit të testimit dhe vlerësimit nëpërmjet sistemit të automatizuar.
Për të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentash. Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.
Formulari i aplikimit për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura dhe dokumentacioni që i nevojitet aplikantit janë formulari i aplikimit dhe formulari i pranimit (viti 2014).
Dokumenti “Procedurat dhe kriteret e rekrutimit të ushtarëve/detarëve aktivë në FA” është miratuar nga ministrja e Mbrojtjes: Udhëzimi nr.10 datë 12/09/2014 dhe përcakton, parimet, objektivat, standardet, përgjegjësitë, kryerjen e procedurave dhe zbatimin e kritereve për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktiv.
Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktivë
a) Për t’u rekrutuar në FA si ushtar/detar shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
    - Të jetë shtetas shqiptar.
    - Të ketë figurë të pastër morale.
    - Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale.
    - Të mos jetë në ndjekje penale.
    - Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.
    - Të mos jetë në gjykim penal nga gjykata
    - Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtari/detari aktiv, nuk duhet të ketë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.
    - Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.
    - Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Spitali Ushtarak i Forcave të Armatosura në Komandën Mbështetëse.
   - Të ketë kaluar testin, fizik, intelektual, dhe psikologjik.
   - Duke filluar nga viti 2015, të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femra.
   - Kandidatët për ushtar aktiv, të planifikuar për kompletimin e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femrat.
b) Duke filluar nga viti 2015, për rekrutimin sipas specialiteteve të veçanta, veç këtyre kritereve të aplikohen edhe kritere specifike për aftësitë profesionale dhe parametrat fizikë, të cilat të përcaktohen me një udhëzim të veçantë të SHSHP.
Procedura e aplikimit për ushtar/detar
a) Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtarë/detarë aktivë, do të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.
b) Aplikantët plotësojnë:
-  formularin e aplikimit (shkarko formularin e aplikimit)
-  formularin e pranimit të dokumentacionit (shkarko formularin e pranimit) dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes.
c) Procedurat, kriteret, rregullat e testimit (testimi fizikintelektual dhe psikologjik) janë të publikuara në faqen e internetit të MM dhe FA.
Regjistrimi i kandidatëve, dokumentacioni i nevojshëm
a) Kandidatët për ushtarë/detarë aktivë, paraqesin në Qendrën e Personel Rekrutimit, dokumentet e mëposhtme:
    - Kërkesë më shkrim në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar(martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, njësia apo reparti dhe specialiteti në të cilën do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi (formulari i aplikimit)
    - Fotokopjen e kartës së identitetit
    - Certifikatë familjare
    - Dy fotografi të përmasave 4 x 6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9 x 12 cm
    - Fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar ose të arsimit të lartë të noterizuar dhe të vërtetuar nga drejtoria Arsimore Rajonale/Rrethit
    - Diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësi profesionale (nëse ka), të noterizuar.
    - Dëshmi penaliteti.
    - Vërtetim nga prokuroria.
    - Vërtetim nga gjykata.
    - Fletë të ekzaminimit mjekësor nga Spitali Ushtarak i Forcave të Armatosura në Komandën Mbështetëse.
b) Të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ligji, kanë dokumentacionin konform kërkesave dhe janë vlerësuar të aftë nga ana shëndetësore, regjistrohen në QPR sipas rregullave të përcaktuara dhe marrin njoftim mbi pranimin si kandidat.
c) Qendra e Personel Rekrutimit, vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët, të cilët janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.
Venddislokimi i Qendrës së Personel Rekrutimit, Tiranë:

Adresa: Rruga e Dibrës, Tiranë (në ambientet e garnizonit “Skënderbej”)

Tel: 042 348 588

Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts