Kriteret për universitetet, futet mesatarja e gjimnazit

Miratimi i ligjit të arsimit të lartë, ka sjellë edhe ndryshime në mënyrën sesi do të pranohen këtë vit maturantët në universitete.

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla tha se maturantët do të zhvillojnë provimet e Maturës Shtetërore, rezultatet e të cilave janë të rëndësishme për pranimet në fakultetet ku ata do të aplikojnë.
“Tashmë Matura Shtetërore është vetëm provim dalës, që do të thotë që maturantët do të plotësojnë vetëm formularët A1 dhe A1Z që lidhet vetëm meprovimet e maturës shtetërore. Nuk dot ë ektë më formular A2 se nuk është më qeveria ajo që vendos për kriteret e pranimit, për kuotat e pranimit dhe ajo që certifikon se një maturant do të vijojë studimet e larta. Si viti i parë i implementimit ne propozojmë një mesatare 6, po gjithësesi kjo është në diskutim ”, tha Lindita Nikolla.

Maturantët do t’i nënshtrohen një konkursi hyrës vetëm në universitetin e Akademisë se Arteve dhe atij të Sporteve. Të gjitha universitetet do të bëjnë publike kriteret bazë për pranimin e të rinjve fitues. Ministria e Arsimit, e pyetur mbi mosnjohjen e diplomave të studentëve kosovarë që kanë përfunduar studimet e larta në Shqipëri, tha se ministria e Arsimit në Kosovë nuk njeh diplomat e universiteteve të cilat nuk janë akredituar nga Enka.

“Ka pasur një pengesë ligjore që përcaktohej në ligjin e Kosovës për njohjen e diplomave, fakti që ato duhet të ishin të akredituara nga agjenci e Enkas”, thotë ministrja Nikolla.

Nikolla tha se gjatë javës së ardhshme do të ketë disa takime me homologun e saj në Kosovë për të zgjidhur edhe këtë ngërç ligjor.   Shiko Intervisten me Ministren Nikolla
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts