KRITERET E PRANIMIT TË STUDENTËVE PËR UNIVERSITETIN E MJEKËSISË,VITI AKADEMIK 2016-2017

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi Vendimin e Senatit Akademik Nr.9, të mbledhur më datë 28.01.2016, për përcaktimin e kritereve të pranimit të studentëve për ciklin e parë dhe të ciklit të dytë të integruar të studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2016-2017. 

      • Kriteret e pranimit të studentëve në ciklin e parë (Bachelor) dhe në ciklin e dytë të integruar në Universitetin e Mjekësisë,Tiranë janë, si më poshtë:
        1. Nota mesatare e Maturës Shtetërore 35 %
        2. Nota mesatare e 3 (tre) viteve të shkollës së mesme 35%
        3. Lëndët formuese 30 %  nga ku:
          1. Kimi 10%
          2. Biologji 10%
          3. Fizikë 6%
          4. Sociologji 2 %
          5. Filozofi 2 %
      • Studentët që aplikojnë në programet e studimit të ciklit të pare dhe ciklit të dytë të integruar në  Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë kriterin e mesatares sipas tabelës Nr. 1:
Tabela nr. 1
Fakulteti
Dega
Cikli i Studimit
Nota mesatare për të konkuruar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë
Fakulteti i Mjekësisë
Mjekësi e Përgjithshme
Cikli i Dytë i Integruar
8.5
Fakulteti i Farmacisë
Farmaci
Cikli i Dytë i Integruar
8.5
Fakulteti i Mjekësisë Dentare
Stomatologji
Cikli i Dytë i Integruar
8.5
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Infermieri e Përgjithshme
Cikli i Parë (Bachelor)
8
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Mami
Cikli i Parë (Bachelor)
8
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Fizioterapi
Cikli i Parë (Bachelor)
8
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Teknik i Lartë Laboratori
Cikli i Parë (Bachelor)
8
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Imazheri
Cikli i Parë (Bachelor)
8
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Logopedi
Cikli i Parë (Bachelor)
8

Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni Vendimin e Senatit Akademik në linkun e mëposhtëm:  (SHIKO)
Share:

1 comment:

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts