SI TË BËHENI SIPËRMARRËS GJATË STUDIMEVE?

Shumë studentë duan të mësojnë se si të fitojnë të holla dhe aftësi shtesë të cilat do tju ndihmojnë të përparojnë në fushën e tyre. Atë që shumë studentë nuk e dinë është që të qenit sipërmarrës gjatë studimeve mund të ketë ndikim afatgjatë mbi zhvillimin personal. "Hack college" ofrojnë disa këshilla për këtë.Gjeni atë që ju veçon

Njerëzit më të suksesshëm e shohin veten në raport me të tjerët. A keni aftësi që të tjerët nuk e kanë ose ju vjen lehtë diçka që për të tjerët është e vështirë? A ka potencial kjo aftësi të ndikojë tek të tjerët?

Hapni uebfaqe

Për ti prezantuar shërbimet ose prodhimet që do ti siguroni, hapni një faqe interneti ose blog. Kjo nuk është një gjë aq e vështirë. Vendet sikur Spaces, Wix, Wordpress mund tju ndihmojnë.

Përhapje dhe kontakte

Edhe kur mendoni që nuk ia vlen, keni parasysh që është mirë të njihni sa më tepër njerëz dhe të keni kontakte. Nëse flisni me të tjerët në fushën tuaj mund tju ndihmojë ta kuptoni konkurencën por edhe publikun. Bëhuni aktiv dhe njihni më tepër njerëz.

Punoni vullnetarisht

Njëra nga mënyrat më të lehta për tu veçuar. Me punën vullnetare investoni në zhvillimin personal.  Mbani mend që ju jeni shuma e njerëzve me të cilët kaloni kohën. Nëse doni të zhvilloheni, duhet ta doni këtë vërtet.

Shfrytëzoni studimet në favorin tuaj

Mos hezitoni ti pyesni profesorët për ide ose këshillë. Gjasat janë të mëdha që ata do tju kuptojnë dhe do tju ndihmojnë. Kontaktoni me studentët e universitetit. Bëhuni pjesë  e ndonjë organizate studentore. Mos u frikësoni ti shfrytëzoni këto mundësi.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts