KËSHILLA PËR INTERVISTË PUNE NGA "GOLDMAN SACHS"

"Goldman sachs" është një ndër vendet e preferuara për praktikë në Amerikën Veriore. Por, konkurenca është e madhe. Verën e kaluar, kjo firmë ka pasur 59.000 kandidatë për 2.900 vende të hapura për praktikë. Për tju ndihmuar kandidatëve në procesin e regjistrimit, të punësuarit pregaditën pyetje dhe përgjigje.
Nga këto mund të zbulojmë që para regjistrimit, kandidatët duhet të hulumtojnë. "Filloni duke u vendosur për vendet e punës në firmë për të cilat interesoheni, si dhe arsyet pse", shkruajnë ata.

Pastaj, kandidatët duhet të spjegojnë pse interesohen për këtë vend dhe vetitë/kualifikimet e tyre personale.
Pyetjes se cili është gabimi më i shpeshtë që studentët e bëjnë gjatë intervistave, nga "Goldman sachs" shkruajnë që studentët nuk tregojnë konkretisht se çfarë ndikimi janë pasur gjatë punës së mëparshme ose në ndonjë përvojë tjetër.  Për çdo përvojë punë që keni pasur dhe për çdo organizatë, pregadituni të spjegoni më tepër nga ajo që qëndron në biografinë tuaj. Ruani detajet e punës që keni bërë, diturinë dhe vetitë që keni praktikuar gjatë kësaj përvoje."

Gjëja më e rëndësishme në intervistë është të jeni origjinal. Por, vetëm nëse ekziston mundësia të  tregohet pjesa e ngjarjes e cila është më me rëndësi për punën, kërceni pjesët tjera që nuk kanë lidhje me të.

Rekomandohet sinqeriteti dhe informimi për temat e lidhura.

Kandidatët për praktikë gabojnë kur nuk pyesin asgjë në fund të intervistës, thonë nga firma. Parashtrimi i pyetjeve në lidhje me punën, mjedisin e punës në kompani dhe përvojën personale të punëdhënësit është fillim i mirë.

Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts