ÇFARË E BËN PARISIN QYTET MË TË MIRË PËR STUDENTËT?

Pjesa më e madhe e botës ishte e shqetësuar nga sulmet e terroristëve që ndodhën më 13 në Paris. Pas kësaj dite Parisi është më ndryshe, por disi u kthye sërish në jetën normale. Këtë vit, ky qytet u shpall si qyteti më i mirë për studentët në botë. Rezultatet nga QS u shpallën para sulmeve terroriste.

Çfarë e bën Parisin qytet më të mirë për studentët?



Në Paris gjenden 18 universitete që garojnë në nivel global dhe shpesh gjenden në majat e listave të institucioneve më të mira për arsim të lartë. Ana Grenburg për "The Guardian" thotë që studimi në Paris është mundësi e ëndrrave.

Për shkak të institucioneve të klasit botëror, Parisi tërheq publik ndërkombëtar. Atje studiojnë njerëz nga e tërë bota. Frëngjishta është gjuha zyrtare dhe përdoret në arsim tek shumica e universiteteve.

Studentët vijnë për cilësinë dhe vlerat e larta. Participimi për studentë në Paris në mesatare është 2.400 dollarë në universitete private, ndërsa 200 euro në universitete shtetërore. Për fat të keq, akomodimi i shtrenjtë është i pashmangshëm.

Përveç kësaj, jeta studentore në Paris nuk është shumë e shtrenjtë. Nëpër qytet ka kafeteri universitare dhe restorante që shërbejnë ushqim të mirë për çmime më të ulëta.

Për shumë studentë është me rëndësi edhe jeta kulturore. Atje mund të shihni bende të njohura botërore për rreth 10 euro biletë. Në teatër ofrohen shumë shfaqje për të rinjtë, ku cilësia është e klasit të parë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts