Biblioteka Kombetare e Shqiperise

Anëtarësimi
Në Bibliotekën Kombëtare anëtarësohen personat që kanë mbushur moshën 15 vjeç:
  • anëtarësimi kryhet pa pagesë;
  • anëtarësimi kryhet në pikën e shërbim-huazimit të materialeve bibliotekare;
  • anëtarësimi bëhet për një periudhë njëvjeçare.
I anëtarësuari shërbehet në të gjitha pikat e shërbimit, përfshirë edhe “aneksin” e BK, me të njëjtën kartë anëtarësie.
Përdoruesi që shërbehet në sallën e koleksioneve të vlerave të rralla pajiset me kartë anëtarësie të veçantë, të dallueshme nga karta e përdoruesve që shfrytëzojnë koleksionet e fondit të përgjithshëm.
Anëtarësimi kryhet mbi bazën e dokumentacionit të poshtëshënuar :

  • Dokument identifikimi (kartë identiteti / pasaportё / çertifikatë);
  • Dy foto tё formatit të vogël;
  • Vёrtetim nga njësia bashkiake pёr adresёn e banimit.
Për nxënës dhe studentë edhe vёrtetim i statusit nxënës/student nga institucioni shkollor.
Shënim: Banorёt me banim jo në Tiranë shёrbehen nёpёrmjet bibliotekave publike nё rrethe; nё raste nevojash tё veçanta mund të pajisen me kartë anëtarësimi të përkohshme dhe të shërbehen brenda mjediseve tё Bibliotekës Kombëtare.

Salla leximi
  • Salla shkencore
  • Salla e periodikut
  • Salla "Paolo Petta"
  • Këndi Amerikan
  • Salla Gjermane

Salla shkencore
Shërben materiale të fondeve: Antikuar, Dorëshkrime, Disertacione, Arkiv dhe Albano-Balkanologji, vetëm në sallë, nën mbikqyrjen e punonjësit të caktuar.
Materialet e fondit të Antikuarit, Dorëshkrimeve dhe Arkivit shërbehen kur përdoruesi është i pajisur me autorizim, lëshuar nga institucione shkencore dhe me nënshkrim të titullarit të Institucionit.
Materialet arkivore shërbehen vetëm me nënshkrimin e përgjegjësit të Departamentit dhe punonjësit të Informacionit.
Orari i shërbimit
Nga e hëna deri në të premte ora 08:00 – 20:00, e shtunë 08:00 – 14:00

Salla e periodikut
Shërbehen :
- revistat dhe gazetat korente, shqip dhe në gjuhë të huaj, të profilit politiko-shoqëror dhe tekniko-shkencor.
- materiale referative të llojit : enciklopedi, fjalorë terminologjikë, bibliografi, katalogë përmbledhës të shtypur pëe literaturën në fusha të ndryshme.
- Kopjet unikale të librit shqip, atlase, etj.
Literatura në këtë sallë shërbehet me fonde të hapura të ndara sipas fushav, gjuhëve, periodicitetit.
Shërbehen gjithashtu materiale në formë elektronike si CD-ROM, kaseta video etj.
Orari i shërbimit
Nga e hëna deri në të premte ora 08:00 – 20:00, e shtunë & e diel 08:00 – 14:00

Salla "Paolo Petta"
Kjo sallë leximi është ngritur me ndihmën e Institutit Italian të Kulturës me materiale të dhuruara nga Senati Italian dhe familja e studiuesit italian me origjinë shqiptare Paolo Petta. Me një fond të pasur me libra, kryesisht në gjuhën italiane, të shkruara mbi Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe mjaft fjalorë, enciklopedi, vjetarë etj. ajo u ofron studiuesve praktikën bashkëkohore të shërbimit me fonde të hapura. Në këtë sallë janë vendosur sipas degëve të shkencës mbi 2332 botime, ku spikatin botimet enciklopedike, biblografi të ndryshme, fjalorë gjuhësh të ndryshme etj. Vlera të veçanta paraqesin sidomos botimet me karakter albano-balkanologjik.
Orari i shërbimit
Nga e hëna deri në të premte ora 09:00 – 17:00
E mërkurë ora 17.00-20.00


Këndi Amerikan
Këndi Amerikan (American Corner) është një shërbim bibliotekar dhe informues bashkëkohor, i cili ofron akces të hapur dhe të pandërprerë në në një varg të gjerë informacioni mbi ShBA-në në formën e materialeve referative të shtypura, bazave të të dhënave në CD-ROM dhe akcesit të drejtpërdrejtë në burimet amerikane përmes Internetit.
Ky shërbim përfshin një fushë të gjerë informacioni mbi Shtetet e Bashkuara, historin ë , politikën, kulturën dhe letërsinë e saj. Ai u shërben një rrethi të gjerë qytetarësh të interesuar për të rejat dhe zhvillimet në këtë vend. Gjithashtu, ai u vjen në ndihmë atyre që dëshirojnë të kryejnë kërkime mbi çështjet politike, arsimore dhe kulturore të ShBA-së; ofron të dhëna për ata që dëshirojnë të studiojnë në universitetet amerikane; shërben të dhëna për personat e interesuar për të bërë biznes me kompanitë amerikane etj.
Këndi Amerikan shërben si materiale tradicionale të kulturës dhe informacionit si libra dhe revista me interes për jetën politike, ekonomike dhe sociale të SHBA-së, ashtu edhe Internetin.
Orari i shërbimit
Nga e hëna deri në të premte ora 08:00 – 20:00
E shtunë, festa zyrtare ora 8.00-14.00

Salla Gjermane
Salla Gjermane e Leximit është pjesë e shërbimeve bibliotekare të Bibliotekës Kombëtare dhe u vjen në ndihmë lexuesve gjermanofonë, studentëve dhe pedagogëve të gjuhës gjermane etj. në një mjedis të ndërtesës së vjetër të Bibliotekës Kombëtare të restaruruar posaçërisht për këtë qëllim dhe të pajisur me mjete dhe teknologji moderne të informacionit.
Në këtë sallë shërbehet një fond i pasur me literaturë të gjithllojshme gjermane dhuruar nga Instituti Gëte, por një pjesë me vlerë për koleksionet e saj përbëjnë edhe librat e përzgjedhur me kujdes nga fondi libror i Bibliotekës Kombëtare. Literatura e kësaj salle (libra, bo­time referuese, periodikë etj.) u ndihmon lexuesve për t’u njohur më mirë me traditat, kulturën, historinë dhe letërsinë gjermane.
Orari i shërbimit
Nga e hëna deri në të premte ora 08:00 – 16:00

Shërbime të tjera
  • Përdorimi i internetit
  • Fotokopjimi

Përdorimi i materialeve bibliotekare në sallat e leximit
Lexuesit mund t'i shfrytëzojnë materialet bibliotekare në pesë sallat e leximit. Të gjitha sallat kanë fond ndihmës me fjalorë, enciklopedi e materiale të tjera re­fe­rative sipas profilit të tyre.
Materialet me vlerë të veçantë (arkiv, antikuar, dorëshkrime etj.) shërbehen në sallën e leximit të posaçme për to.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts