10 pika tё rёndёsishme organizuese pёr Maturantёt

*Nga GRANIT PËRZHITA

Kush
ёshtё maturant, i kupton mё sё miri vёshtirёsitё e mbledhjes sё informacionit tё duhur pёr tё kaluar me sukses kёtё fazё tepёr tё rёndёsishme tё periudhёs sё arsimimit tonё tё pёrgjithshёm. Pёr mua, ashtu si edhe pёr shumё tё rinj e tё reja maturantё, ishte pak e vёshtirё qё tё pёrmblidhja nё dhjetё pika kyҫe tёrё proҫesin e tё realizuarit tё Maturёs. Mё poshtё kam renditur sipas rёndёsisё edhe pikat mё tё rёndёsishme qё duhet tё ketё parasysh njё maturant nё prag provimesh.

10. Organizo nj
ё vёnd pune; tё duhet njё vёnd i qetё, samё i ҫlodhshёm pёr tё marrё informacionin e duhur nga lёndёt mёsimore qё janё provim nё Maturёn Shteterore;

9. Krijo nj
ё axhendё minimale pёr lёndёt qё do mёsosh; pёrshembull ditёn e hёnё mund tё mёsosh Letёrsinё dhe Gjuhёn Shqipe; kjo tё lejon qё informacioni qё merr tё mos shpёrndahet nё trurin tёnd dukeqenёse i pёrshtatesh vetёm njё lёnde;

8. Aktivizohu dhe ji energjik qё nё mёngjes; duke marrё parasysh qё provimet e Matures fillojnё qё nё orёn 10.00 tё mёngjesit, ti ke mundёsi tё stёrvisёsh trurin tёnd pёr ta bёrё atё gati pёr mёngjeset e provimeve; mund tё merresh me gjёra tё thjeshta qё nuk tё rёndojnё fizikisht, apo edhe nga ana mendore;

7. Ndaji l
ёndёt nё grupe tё pёrbashkёta; nёse ti ke zgjedhur lёndё me tё vёrtetё tё vёshtira atёherё ndaji ato sipas vёshtirёsive; pёrshembull mund tё mёsosh nё njё ditё Matematikёn e thelluar dhe Gjuhёn Angleze (format B1); kёshtu ti kursen kohё, dhe je mё afёr sistemimit tё pёrgjithshёm tё esencёs sё informacionit;

6. Komuniko m
ё pak me rrjetet sociale; ёshtё e vёrtetё thёnia “mbylli tё gjitha kur tё jesh maturant”; facebook dhe rrjete tё tjera ju marrin kohё tё vyer kur ndodheni nё kёtё stad; ndoshta ju mund tё jeni aktivizuar nё ndonjё marrdhёnie me korrespondencё me miqtё tuaj jashtё vёndit, kjo e fundit ju bёn mё tё shkathёt nё tё shkruar;

5. Lexo me imt
ёsi programet e mёparshme; Ministria e Arsimit dhe Sportit (shkurt MAS) ka nё dispozicion nё faqen e saj informacione dhe programe orientuese pёr ҫdo provim lёnde qё ju mund tё hidhni nё proҫesin e Maturёs; printojini ato dhe lexojini me kujdes, e rёndёsishme ёshtё tё kuptoni thelbin dhe rёndёsinё qё kanё ato nё gjithёsi;

4. Oriento koh
ёn; bёhu njё matёs me tё vёrtetё i mirё i kohёs, kjo do tё thotё se keni mundёsi tё lexoni nё ҫdo moment, nё autobus, gjatё ndonjё rruge tё gjatё, ose nё orёt e lira nё shtёpi; kjo do t’ju bёjё mё tё zhdёrvjellёt dhe tё saktё nё punёn tuaj tё marrjёs sё informacionit;

3. M
ёso mirё dhe ndiq mёsimet aktive nё shkollё, online, dhe mё tepёr nё mёnyra tё tjera; shumё maturantё nuk i ndjekin orёt konsulatore shtesё qё fillojnё dy deri nё tri muaj para provimeve, kjo ёshtё gabim; duhet qё tё kёrkoni ndihmё nё ato raste ku mund tё kёrkoni, tek mёsuesit e lёndёve pёrkatёse, tek orёt online me gjuhё tё huaj nё internet (duke mos ndenjur mё shumё se njё orё) apo tek specializuesit e proҫesit tё Maturёs Shteterore;

2. Beso fort n
ё vetvete; ёshtё ekzaktёsisht mё e rёndёsishmja sa thamё mё lart deri mё tani, besimi nё vetvete ёshtё thuajse “thembra e Akilit” pёr proҫesin e Maturёs Shteterore; kjo cilёsi do t’ju ndihmojё edhe pёr sfida akoma mё  me shumё peshё nё jetё;

1. Provo veten shpeshher
ё; kjo pёr mendimin tim ishte me tё vёrtetё sekret i madh i pazbulueshёm pёr shumё tё tjerё qё e kanё kaluar kёtё sfidё; tё provosh veten dhe tё shikosh gjendjen tёnde ishte njё prej eksepriencave mё tё rёndёsishme deri sot; Matura Shtetёrore ёshtё nё vetvete “provё” pёr aftёsi, cilёsi, dhe dituri.


N
ё momentin mё tё vogёl qё ju do tё jeni tё aftё tё grumbulloni kёto dhjetё pika nё veten tuaj, atёherё Matura Shtetёrore do tё jetё njё sfidё e kalueshme pёrsёmbari.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts