Procedurat e reja për maturantët, Ende pa akte nënligjore

       
Maturantët të cilët këtë vit të ri do të konkurrojnë për të vijuar studimet e larta, do të përballen me procedura të reja. Dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Shezai Rrokaj tha se të rinjtë duhet të dinë me saktësi që tani sesa duhet të jetë mesatarja  me të cilën ata do të pranohen dhe kriteret e fakulteteve ku ata do të aplikojnë.


“Ata duhet të orientojnë energjitë e tyre në përputhje me mënyrën se si do të zbërthehet ky nen i ligjit për pranimet në universitet nga Këshilli i Ministrave. Për sa i përket përcaktimit të mesatares së pranimit, nga ana tjetër, universitetet në paragrafin e dytë të po këtij neni, për kriteret që duhet të përcaktojnë për pranimet në universitet”, u shpreh Rrokaj.

Ligji i ri i cili është në fuqi parashikon krijimin e disa agjencive të cilat do të kenë rol kyç, në këtë reformë. Por, edhe pse jemi në fund të këtij viti ende nuk kanë dalë aktet nënligjore për krijimin e tyre.

“Këto agjenci që janë aktualisht janë të ngritura me ligjin e vjetër. Atëherë këto agjenci duhet të krijohen sa më shpejtë që të bëhen funksionale”, vazhdoi Rrokaj.

Rrokaj tha se ka ende paqartësi për mënyrën sesi do të zhvillohen zgjedhjet gjatë vitit të ardhshëm.

/ Top Channel 
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts