Konkurs për Ese mbi Anti-korrupsionin nga OSBE


Konkurs për Ese mbi Anti-korrupsionin nga OSBEPrezenca e OSBE-së në Shqipëri ju fton të merrni pjesë në një Konkurs Esesh për të shprehur pikëpamjet tuaja për mënyrën si të luftojmë korrupsionin në Shqipëri dhe si të planifikojmë një shoqëri të lirë prej tij. Konkursi ka si synim t’i nxisë të rinjtë të mendojnë në lidhje me pasojat e korrupsionit, efektet negative të tij në shoqëri, dhe të krijojnë tolerancë zero për sjelljet jo etike dhe korrupsionin. Ky konkurs idesh që do të mbahet midis të rinjve është në kontekstin e veprimtarive të organizuara nën projektin e zbatuar nga Prezenca me titull “Mbështetje masave kundër korrupsionit në Shqipëri”, me mbështetjen e Qeverisë Italiane, BERZH dhe me bashkëpunimin e çmuar të Shkollës Italiane të Administratës Publike.
Tema e Esesë: “Të Rinjtë i Thonë Jo Korrupsionit”

Eseja duhet të përqendrohet, reflektojë dhe shpjegojë aspektet e mëposhtme të temës:
– Si po ndikon korrupsioni në shoqërinë tonë
– Si po përgjigjet shoqëria ndaj luftës kundër korrupsionit
– Si duhet të përgjigjet shoqëria në të ardhmen
Çmime do të jepen për konkurruesin e përzgjedhur që zënë vendin e Parë, të Dytë e të Tretë, me pjesëmarrje në një kurs veror mbi antikorrupsionin në një akademi ndërkombëtare.
10 eseistët më të mirë do të ftohen të paraqesin punën e tyre në një forum publik me audiencë më të gjerë, përfshirë donatorët dhe organizatat ndërkombëtare, përfaqësuesit e qeverisë, përfaqësues nga institucionet përgjegjëse të luftës kundër korrupsionit, akademikë, etj.
Udhëzime për esenë:
– Eseja duhet të jetë e shkruar në shqip.
– Duhet të jetë një vepër origjinale e Eseistit dhe duhet të përmbajë 500-800 fjalë.
– Duhet të jetë një dokument i shkruar në kompjuter, me dy hapësira ndërmjet rrjeshtave në faqe standarde A4.
– Duhet të përdorni formatin 12 pt. Times New Roman.
– Në rast përdorimi të shënimeve në fund të faqes, ato duhet të ndjekin rregullat akademikë.
– Eseja duhet të përmbajë titullin, emrin dhe mbiemrin e autorit, institucionin arsimor përkatës, dhe detajet e kontaktit.
– Eseja do të vlerësohet nga një Panel akademikësh dhe ekspertësh të antikorrupsionit.
– Konkurruesit duhet ta dorëzojnë Esenë e tyre me postë elektronike jo më vonë se ora 17:00 e të Enjtes datë 24 Dhjetor 2015.
Dërgojeni esenë tuaj në këtë adresë: geed-al@osce.org
Nxitoni: afati i fundit i dorëzimit të eseve është data 24 Dhjetor 2015!
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts