Dokumentat baze qe kerkohen per studimet jashte vendit



Tregohuni të kujdesshëm dhe shfrytëzoni kohën e mbetur për të përgatitur dokumentacionin.

Dokumentat bazë që kërkohen për nivelin bachelor:

1. Listë notash dhe/ose diploma
2. CV
3. Mbrojtja e gjuhës (Është në favorin tuaj që ta keni mbrojtur gjuhën përpara se të aplikoni, por edhe nëse nuk e keni mbrojtur dhe jeni regjistruar apo prisni ta kryeni mbrojtjen së shpejti, mos ngurroni të aplikoni. Universitetet ju pranojnë me kusht derisa të plotësoni dorëzimin e mbrojtjes së gjuhës.
4. 1 ose 2 Referenca nga mësuesit
5. Me raste dhe letër motivimi, mbrojtje e testeve GRE, SAT (në varësi të vendit që aplikoni)

Për studimet Master:
1. Listë notash dhe/ose diploma
2. CV Europass
3. 2 Referenca nga pedagogët
4. Letër motivimi
5. Mbrojtja e gjuhës

Për aplikimet e bursave, përgjithësisht kryhet aplikimi në të njëjtën kohë me aplikimin për pranim në program, por ka raste që kryhet dhe veçmas. Kontrolloni gjithmonë detajet e aplikimit në faqen e internetit të universitetit dhe programin e veçantë. Tregohuni të kujdesshëm të aplikoni sa më herët dhe në mënyrë korrekte.

Suksese!
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts