Cfare arsimi kane miliarderet ?

Klubi i miliarderëve vazhdon të rritet. Lista e tyre për vitin 2015 nga "Forbes" përfshin 1.826 emra. Në vitin 2014 ishin 1.645 miliarderë në botë. Çfarë arsimi kanë ata?

Më i pasuri në botë, Bill Gejts, themeluesi i "Microsoft", vlen 79,2 miliarda dollarë. Ai ka hequr dorë nga "Harvardi" pas dy viteve studime.

Investuesi meksikan dhe drejtori ekzekutiv Karlos Slim Helu është pas tij në listë me 77,1 miliarda dollarë. Në moshën 12-vjeçare, ai ka filluar të punojë me babain e tij. Ka diplomë për inxhinieri civile nga universiteti kombëtar në Meksikë. 



Uoren Bafe
t është një legjendë me 72,7 miliarda dollarë. Ai ka fituar diplomë masteri nga ekonomia në universitetin Kolumbia.

Amansio Ortega
 vlen 64,5 miliarda dollarë. Ai ka hequr dorë nga arsimi në moshën 14-vjeçare për t'i ndihmuar familjes në punë.

Lari Elison vlen 54,3 miliarda dollarë. Ai ka hequr dorë nga dy fakultete para se të shpërngulet në Kaliforni, për të fituar punë si programues dhe për të themeluar kompani.

Siç ka thënë Uoren Bafet, "arsimi më i mirë që mund ta fitoni është investimi në vete, por kjo nuk do të thotë gjithmonë fakultet ose universitet".
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts